Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elina Duni ka publikuar albumin e saj më të ri “Aksham”.
“Aksham” quhet albumi i saj i ri, derisa pjesë e tij janë edhe Marc Perrenoud, David Enhco, Florent Nisse, dhe Fred Pasqua, transmeton Koha.net. “Aksham, albumi ynë i ri është lansuar sot. Një manifest i lirisë kolektive ku poezia asnjëherë s’është shumë larg”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ky album është publikuar në disa platforma muzikore, përfshirë këtu edhe Spotify e Google Play.
Ajo gjithashtu ka konfirmuar datat e pesë koncerteve të saj të radhës, për të cilat mund të mësoni në poshtë./ KultPlus.com