Drama “Tri gra dhe Misugi”, në teatrin Eksperimental

E Enjte, 07 February 2019 10:42

Drama “Tri gra dhe Misugi” do të rikthehet për publikun gjatë muajit shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me regji nga Suela Bako shfaqet në sallën Goethe për publikun. Në role janë aktorët Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj. “Tri gra dhe Misugi”, vjen si një dramë nga kultura e largët orientale bazuar në novelën “Çiftja” të shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Drama do të jetë në skenë nga data 14,15,16,17, 22, 23, 24 shkurt. Më herët vepra teatrore ka qenë dhe në një tur në skenat e teatrit në Shqipëri dhe në Kosovë, por tani rikthehet sërish në Tiranë për publikun. Vepra, që është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue, në thelb të saj janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Sipas regjisores Suela Bako në dramën “Tri gra dhe Misugi” publiku do të gjejë ndjesitë njerëzore.

“Publiku do marri dashurinë, pasion, trishtim, dhimbje. Kam një ndjesi timen që nuk do të flerë i qetë ai që do të vijë të shohë këtë shfaqje, sepse autori ka hyrë kaq thellë te femra dhe mashkulli, dhe të gjithë e ndjejnë veten brenda veprës të përfshirë. Është kaq pranë nesh me ato që përcjell vepra”, tregon regjisorja Suela Bako. “Tri gra dhe Misugi” vjen si një shfaqje brenda shfaqjes dhe regjisorja Suela Bako shprehet se kjo pjesë vjen në kohë, por duke e ruajtur veprën. “Në një shfaqje të konceptuar si teatër brenda teatrit, përmes distancimit në intervalet mes monologjeve (letrave) zbërthejmë marrëdhënien njerëzore aktor- regjisor me kompleksitetin e saj, e cila shkon në rrafsh paralel me rrëfimin e personazheve të Inoues. Unë e kam sjell në kohë, duke ruajtur atë që ka vepra”, vijon regjisorja Bako. Përkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design nga Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, video dhe foto nga Gert Izeti dhe muzika Eliona Ismalaj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...