“Testamenti i ri”, premierë në skenën e teatrit të Korçës, me aktorët Viktor Zhusti dhe Yllka Mujo

E Enjte, 07 February 2019 11:12

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri vjen për publikun premierë në fundjavë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Me një kastë aktorësh të njohur të tetarit komedia vjen me regji nga Gëzim Kame. Provat për këtë komedi kanë nisur që vitin që lamë pas dhe mbrëmjet e datave 9 dhe 10 shkurt vepra premierë do të jetë në skenën e teatrit të Korçës. Në role vijnë Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Guri Koço, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Kristan Koroveshi, Ilda Pepi dhe Lola Meta. Me regji nga Gëzim Kame dhe skenografia nga Bashkim Zahaj kjo vepër do të jetë dhe premiera e parë këtë vit në Korçë. Drejtoreshë e teatrit njëkohësisht dhe aktore në vepër Zamira Kita tregon se në skenë do të vijë premierë një komedi e veçantë, por me një temë aktuale. “Kjo vepër është përzgjedhur për në skenën e teatrit, sepse është një komedi shumë e veçantë dhe vjen premierë. Një komedi shumë e bukur, me humor situatash, karakteresh, është një temë aktuale që trajtohet në vepër. Tradhtinë në dashuri, tradhtinë në martesë, dhe se sa e rëndësishme është që nëse dy njerëz duhen të qëndrojnë bashkë. Por nëse ata dy njerëz nuk duhen asnjë ligj, asnjë princip, asnjë gjë nuk i detyron të qëndrojnë së bashku”, tregon Kita. Por edhe pse ngjarjet zhvillohen në shoqërinë franceze, sipas saj është një tematikë që i shkon për shtat çdo lloj marrëdhënieje edhe tek ne. “Ngjarjet e veprës mund të jenë dhe në ditët tona. Ato zhvillohen në një shoqëri franceze shumë të emancipuar, por që ne e kemi përshtatur edhe franceze por edhe në Korçë, sepse është një tematikë që i shkon për shtat çdo marrëdhënieje dashurore apo bashkëshortore edhe tek ne. Ideja dhe mesazhi është, që nëse dy njerëz nuk duhen ata nuk duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku, sepse ndryshe tradhtia i lëndon si njërin apo tjetrin. Një çift duhet të jetojnë bashkë kur duhet, por asgjë nuk i ndalon të ndahen kur ata nuk duhen. Nuk kanë pse të qëndrojnë bashkë dhe nuk kanë pse të shkelin këtë marrëdhënie bashkëshortore për të krijuar flirte apo lidhje paralele ndërkohë që mund të ndahen, që kjo është më e moralshme, më e mirë dhe më e shëndetshme”, vijon të tregojë më tej për komedinë Zamira Kita, aktore në vepër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...