“Përrallë Mesdheu” sjell në skenë artistin Mario Mariani

E mërkurë, 13 February 2019 13:34

Teatri Metropol bën me dije se “Metro Sounds - Përrallë Mesdheu” prezanton mbrëmjen e së premtes koncertin me pianistin e njohur Mario Mariani. Një kompozitor italian, pianist dhe interpretues i fuqishëm i njohur për tingujt e tij të pazakontë. Stili i tij shkon nga muzika bashkëkohore në shfaqje teatrore, muzikë për filma (Festivalet e Cannes, Venezia, Neë York, dhe Berlinit) dhe për televizion. Mban mbi shpatulla rreth 1.000 koncerte në mbarë botën, si solist, me ensemble dhe orkestër, apo artistë multidisiplinarë. Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Pas krijimit të grupit eksperimental Broz Ensemble, Mariani fillon e shkruan kolona zanore për filma, temat hapëse të Festivalit të Filmit të Venecias dy herë (1999-2001 dhe 2005-2007) dhe të gjithë filmat e Vittorio Moronit.

Ai gjithashtu prodhon muzikë për markat si Microsoft, Toyota, Fiat. Kompozimet e Marianit shkojnë nga muzika orkestrale dhe opera në shfaqje në kohë reale. Ai fitoi çmimin Novaracinefestival për Soundtrack- un më të mirë me filmin e shkurtër dhe të njohur ndërkombëtarisht “Nën kopshtin tim" nga A. Lodovichetti (dhënë nga Spike Lee). Ai tërhoqi vëmendje të mëtejshme në mbarë botën me disa shfaqje të pazakonta, si 'rezidencë ekstreme artistike, ku solli një piano të madhe në shpellën e Monte Nerones (qendër të Italisë) dhe luajti një koncert çdo natë për një muaj të tërë. Mario e konsideron muzikën e tij si një aktivitet krejtësisht krijues që e tejkalon veten dhe bëhet objekt diskutimesh të frytshme për çështje aktuale siç janë respekti për njerëzimin, mjedisin dhe projektet humanitare. "Gjithçka është një fluks dhe muzika nuk përbën përjashtim. Përpjekja për zgjerimin e trurit, perceptimi superior dhe vetë pianoja përtej kufijve të tyre është ajo që unë dua ta arrij”, sh[rehet artisti Mario Mariani. Festivali muzikor “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” ka nisur për publikun para disa ditësh në Teatrin e Metropolit. Programi përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali përmban edhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”. Pranë teatrit bëhet me dije se si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...