Kinoklubi Frankofon sjell kinematografinë franceze për publikun shqiptar

Premte, 22 February 2019 12:02

Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar nisën bashkëpunimin për organizimin e Kinoklubit Frankofon me shfaqjen e një sërë filmash francez për publikun shqiptar. Filmi i parë që u shfaq mbrëmjen e djeshme ishte filmi me titull “Xhelozja” nga Stéphane & David Foenkinos (Zhanri – Komedi).

Në filmin me titull “Xhelozja” shfaqet aktorja Nathalie Pêcheux, në rolin e një profesoreshe e letërsisë, e divorcuar, e cila shndërrohet papritur, nga sot nesër, nga nënë e kujdesshme në një xheloze të sëmurë. Nëse shënjestra e saj e parë është vajza e saj e hijshme 18-vjeçare, Matilda, balerinë, fusha e saj e veprimit zgjerohet tek miqtë e saj, kolegët, madje edhe tek fqinjët.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se, ”është kënaqësi e veçantë për të pasur këtë bashkëpunim me kinemanë dhe kulturën franceze në Shqipëri, falë bashkëpunimit jemi të prirur për të pasur zhanera të ndryshëm të filmit dhe qytetërimit francez”.

Aktivitetin e përshëndeti edhe François Terrier, Atashe kulturor pranë Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Aleancës Franceze në Tiranë.

Ky aktivitet u organizua nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...