“Udha e qumështit”, 33 personazhe në një histori të para viteve ’90

Premte, 22 February 2019 13:00

Shfaqja teatrore “Udha e qumështit” shkruar dhe me regji nga Armand Bora mbrëmjen e sotme shënon premierën në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Vepra në skenë interpretohet nga aktorja e njohur Egla Ceno, që do të sjellë në skenë 33 personazhe. Regjisori Armand Bora tregon se vepra është pjesë e trilogjisë së të Mbijetuarve. “Vepra “Udha e qumështit”, me “Ata hyjnë pa trokitur” dhe “Domino” është pjesë e trilogjisë së të Mbijetuarve”, tregon regjisori Armand Bora. Tema e veprës sipas regjisorit merr nga koha e para viteve ‘90. Regjisori Armand Bora tregon se “Udha e qumështit” është një monoperformancë, që zgjat rreth 1 orë e 20 minuta dhe aktorja Egla Ceno, rrëfen historinë e një gruaje që u procesua vetëm sepse theu shihen në radhën e qumështit. Por këtë sipas regjisorit ajo e bën duke kaluar në 33 situata të ndryshme e “veshur” me karakteret 33 personazheve. “Tema merr nga periudha para viteve ’90, pra nga koha e komunizmit. Ndryshe nga dy veprat e tjera që janë drejt një teatri tradicional “Udha e qumështit” në vetvete përmban një eksperiencë të veçantë, që nuk është bërë ndonjëherë të paktën në Shqipëri. Bëhet fjalë për një histori të shkurtër, një histori që ka ndodhur para viteve ‘90 me një personazh konkret real. Një grua nënë e një fëmijë ngrihet në mëngjes për të blerë një  qumësht dhe shkon në rradhë. Por pasi merr qumështin ajo shikon se ai është i ndotur dhe e derdh. Por pas këtij veprimi atë e arrestojnë dhe zhvillohet një proces hetuesie. Në këtë hetuesi janë 33 personazhe të ndryshëm, të cilët deponojnë atë që kanë parë, e njëjta ngjarje por në 33 mënyra dhe forma si dhe karaktere të ndryshme”, tregon regjisori Armand Bora për premierën që sonte është në teatrin “Skampa”, por do të vijojë dhe mbrëmjet e datave 23 dhe 24 shkurt në Elbasan. Pas qytetit të Elbasanit vepra teatrore do të jetë dhe në skenën e Tiranës. Sipas regjisorit në datat 8, 9 dhe 10 mars do të jetë për publikun premierë te “arTurbina”.

Regjisori i njohur Armand Bora njëkohësisht dhe autor i veprës tregon se edhe pse tema është nga periudha e diktaturës ky teatër nuk pretendon të jetë dokumentaristik apo muzeal apo të tentojë të sjellë kohën. “Por sërish më shumë se sa të merret me çështjet ideologjike apo politike, vepra merret me raportin njeriu me njeriu apo njeriu me shoqërinë. Përpiqet që të tregojë se çfarë është në gjendje ti bëjë njeriu njeriut. Se si merret dhe shkatërrohet jeta e një personazhi dhe kalon në situata sa komike dhe dramatike”, tregon regjisori mes të tjerave. Këtë premierë regjisori Armand Bora e sjell në skenë në bashkëpunim me aktoren e njohur Egla Ceno të cilën e vlerëson për punën e saj me shfaqjen. “Aktorja Egla Ceno ka një eksperiencë sa në teatër apo në televizion me punë e saj si aktore. Vjen pas një eksperience edhe jashtë Shqipërisë. Një aktore elegante në mënyrën se si i sjell personazhet e saj në skenë, por edhe energjike. Pjesa është vërtetë impenjative dhe të kalosh nga një karakter në tjetrin është me të vërtetë një proces i gjatë dhe i lodhshëm, por që ajo e ka përballuar me sukses”, vijon regjisori Bora. Kjo është premiera e parë për regjisorin Armand Bora këtë vit në skenë dhe ai tregon se bashkëpunimi me teatrin “Skampa” ka qenë dhe me të tjera shfaqje të tij. “Premiera në “Skampa” sepse është një teatër i dashur për mua dhe kam qenë atje dhe me veprën “Ata hyjnë pa trokitur” dhe ne zgjodhëm që të jetë produksioni i këtij teatri dhe ata pranuan”, tregon regjisori Armand Bora. Drejtor ekzekutiv në shfaqje është Kliton Kapaj, kostumi i realizuar në stilin Annie Hall nga Zajmira Qeraxhiu, as/ regjisore Elona Mami dhe menaxhere produksioni Zhaneta Rucaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...