Komedia “8 Femra” në Korçë mirëpritet nga publiku

Premte, 22 February 2019 13:02

Komedia “8 Femra” në skenën e qyteti të Korçës u mirëprit nga publiku. Vepra me regji nga Driada Dervishi me në role aktore të njohura të teatrit gjeti edhe këtë herë vlerësimin e publikut në teatrin “Andon Zako Çajupi”. “"8 Femrat" me sallën plot! Ndjesë që nuk mundën të gjithë ta shohin”, shkruan teatri. Vepra e autorit të njohur Robert Thomas me regji nga Driada Dervishi erdhi në skenë me interpretimin e aktoreve Yllka Mujo,  Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi. ““8 Femra”! Çdo herë në Korçë një pritje si herën e parë!”, shkruan regjisorja Dervishi për komedinë që shfaq këto ditë në skenën e Korçës, ndërsa ka publikuar dhe foto me publikun në sallë.

Fabula e shfaqjes në veprën e autorit Robert Thomas vërtitet rreth një familje me tetë gra të mbledhura bashkë për festat e fundvitit. Të izoluara nga dëbora zbulojnë se mashkulli i vetëm i shtëpisë është vrarë me një thikë mbas shpine .Të zëna në kurth asnjëra prej tyre nuk del dot nga shtëpia, e të gjitha kthehen në të dyshuara. Kjo komedi e zezë e shkruar nga Robert Thomas në vitin 1958 fillimisht u vu në skenë në vitin 1961 në Paris, në teatrin Eduardi i 7 -të. Pati një sukses të madh dhe mori çmimin "Quai des Orfevres", që jepet çdo vit në Francë, që prej vitit 1946. E vënë në skena të ndryshme në botë, ajo njeh dhe dy realizime të njohura në kinema, e para në vitin 1960 me titullin "Nata e të dyshuarve" dhe në 2002 me titullin e saj origjinal me regji të Fransua Ozon, i cili nominohet për "Ariun e Artë" në festivalin ndërkombëtar të filmit ku të gjithë aktorët morën çmimin "Ariu i Argjendë". Më pas kjo vepër nominohet për 12 çmime "Çezar" si dhe Çmimet Evropiane të Filmit, ku përveç 6 nominimeve, fitoi atë të aktores më të mirë për të tetë protagonistet. Robert Thomas 1927-1989 është një dramaturg, aktor, regjisor i njohur francez. Që 14 vjeç zbulon pasionin e tij për teatrin bashkëkohor modern. Kjo shfaqje teatrore vjen në skenë si një bashkëpunim mes teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhe Teatrit Kombëtar të Tiranës. Shfaqja vjen me kostumografi nga Berina Kokona e skena nga Fjoralba Prifti, konsulencë muzikore Adrian Jorgji, Yllka Mujo e Metila Dervishi. Kjo shfaqje teatrore pas skenës së qytetit të Korçës pritet të jetë edhe në Tiranë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...