“Kaba festival” solli mbrëmjen e djeshme disa nga emrat më të njohur të muzikës, në Korçë. Eventi muzikor bëri bashkë muzikën dhe trashëgiminë kulturore, duke gjallëruar jetën artistike në Korçë. Menjëherë pas shfaqjes “Testamenti i Ri”, në teatrin “Andon Z. Çajupi”, nisi aktiviteti artistik i quajtur “Kaba Festival”. Përgjatë disa netëve, artdashësit korçarë mund të ndjekin falas projektet muzikore në kuadër të këtij aktiviteti. Muzika me nivel të lartë e Kaba Festival vjen larg krijmtarisë komerciale. Kjo veprimtari artistike organizohet prej 2 vitesh në qytetin e Korçës duke sjellë traditën muzikore me nivel të lartë interpretimi.