Këngëtari i shquar italian Al Bano tha të hënën se ai mund ta padisë Ukrainën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut pasi e ka futur atë në listën e saj të zezë të kërcënimeve të sigurisë kombëtare, pas dyshimeve se mbështeste Rusinë.
Këngëtari veteran i kërkoi edhe Ministrit të Jashtëm të ndërhyjë për të hequr menjëherë emrin e tij nga lista e zezë.
Albano Carrisi tha gjithashtu se do të kërkonte dëmshpërblim nga Ukraina dhe të ardhurat do t’i jepte për bamirësi.
“Ne nuk do të ndalemi. Ne do të shkojmë deri në Strasburg, sepse ky mund të bëhet nj precedent i rrezikshëm”, tha avokati i këngëtarit, Cristiano Magaletti.
“Al Bano është qytetar i botës dhe një mik i të gjithëve, ai duhet të jetë i lirë për të shkuar në Ukranë. Ne i kërkojmë qeverisë sonë të ndërhyjë menjëhërë sepse ata kanë sulmuar padrejtësisht simbolin e muzikës italiane.”
Avokati Magaletti i kërkoi medias të mos e trajtojë këtë çështje sipërfaqësisht dhe shëmtuar, por ta debatojë me zemërimin e një njeriu që që i është bërë një padrejtësi e madhe.”