Filmi “BINI” i regjisorit Erblin Nushi ka fituar çmimin e audiencës për “Filmin më të Mirë të Shkurtër” në Anna Polis Film Fest, shkruan KultPlus.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë regjisori Erblin Nushi në një postim në Facebook.
“ Kjo është fitorja jonë e katërt dhe çmimi i dytë i audiencës, që do të thotë shumë për mua, sepse arti që krijoj duhet të shihet nga audienca dhe pastaj t’i prekë ata”, ka shkruar Nushi në postimin e tij.
“Bini” bazohet në ngjarje të vërtetë. Erblin Nushi ka qenë 6-vjeçar kur shpërtheu lufta në Kosovë. Filmin “Bini” e ka realizuar si punim diplome. Ai ka kryer studimet bazike për film “George Mason University” në Fairfax të Virginias në ShBA, ku është zhvendosur bashkë me familjen më 2010.
Në qershor të vitit që shkoi xhirimet i kishte realizuar në Pejë.
Në filmin “Bini”, pos Lurni Krasniqit, në rolin e kryepersonazhit luajnë edhe Artiola Hamdija, Fjolla Nushi, Eshref Durmishi, Armond Morina, Florentina Ademi dhe Elena Shoshi.