Me më shumë se 10 milionë kopje të shitura, biografia e ish-zonjës së parë amerikane Mishel Obama, po thyen rekorde të reja, por njëkohësisht po i sjell ish familjes presidenciale dhe të ardhura të mëdha.
Libri i Mishel Obama “Becoming” është në garë për t’u bërë, autobiografia me më sukses në historinë e publikimeve, pasi ka shitur deri tani më shumë se 10 milionë kopje.
Lajmi konfirmohet nga Bertelsmann, shoqëria që drejton shtëpinë botuese “Penguin Random House”. Administratori i deleguar i shoqërisë u shpreh se, autobiografia e ish-zonjës së parë amerikane mund të bëhet më e suksesshmja në historinë e biografive.
Parashikimi bëhet në të njëjtën kohë me publikimin e rezultateve vjetore të shoqërisë Bertelsmann, e cila e ka mbyllur vitin 2018 me 17.7 miliard euro fitim, niveli më i lartë që nga viti 2007, pikërisht falë librit ‘Becoming’..
***
Libri i Michelle Obamas është në “rrugë të mbarë” për tu bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të tij. “Becoming”, botuar 5 muaj më parë, tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje, ka thënë Bertelsmann. “Ne besojmë se ky libër do bëhet autobiografia më e suksesshme ndonjëherë,, ka thënë Thomas Rabe, shefi ekzekutiv i firmës gjermane. Firma pagoi 60 milionë dollarë në 2017 për të drejtat e librit, së bashku me atë të ish presidentit amerikan Barak Obama.
Libri i ish presidentit nuk është botuar ende. Sipas raporteve aktualisht libri i ish Zonës së Parë është aktualisht i 11-ti në listën e 20 biografive dhe autobiografive më të mira.