Artistët italianë, koncert në Tiranë me veprat e Beethoven

E Enjte, 04 Prill 2019 13:12

Në vitin 2020 gjithë bota feston dhe kujton 250- vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven (1770-1827), dhe për herë të parë në Tiranë u dëgjua performanca e plotë e Kuarteteve për Harqe dhe Quintet op. 29 të kompozitorit gjerman. Koncerti u zhvillua mbrëmjen e së martës në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve. Projekti dyvjeçar përfshin nëntë koncerte dhe është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe është bërë i mundur falë Kuartetit të Cremona-s. Artistët që performuan në skenën e Tiranës me krijimtarinë muzikore të Beethoven ishin Cristiano Gualco - violinë; Paolo Andreoli - violinë; Simone Gramaglia- viol dhe Giovanni Scaglione - violonçel. Artistët janë të njohur për koncerte e tyre në skena të ndryshme dhe këtë herë ata sollën muzikën e Beethoven në Tiranë në skenën e Universitetit të Arteve.

Që nga themelimi i tij në vitin 2000, Kuarteti i Cremona-s u afirmua si një nga realitetet e muzikës së dhomave më interesante në nivel ndërkombëtar dhe është ftuar rregullisht për të marrë pjesë në festivale muzikore në Evropë, Amerikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Largët, duke fituar konsensusin unanim të publikut dhe kritikës. Ludwig van Beethoven u pagëzua më 17 dhjetor 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. Ishte kompozitor i epokës klasike Gjermane. Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vjenës në vitin 1795 me koncertin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrierës së tij ai më së shumti merrej me piano solo. Seria e tij e famshme e 32 soneteve për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është "Pathetique".

Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethoven-it ishin shumë të ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste dëgjimin. Ka histori që gjatë premierës se Simfonisë së Nëntë i është dashur që të kthehej nga publiku, që të shikonte apllauzin e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në depresion dhe tentoi të bënte vetëvrasje. Ai la Vjenën për një qytet të vogël Austriak, Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar, që të luante vetë veprën e tij për piano nr.5 “Emperor” ai nuk luajti më asnjëherë para publikut.  

Login to post comments