Java e kinemasë shqiptare në Romë nis me filmin “Lulëkuqet mbi mure”

E Enjte, 04 Prill 2019 13:13

Në Romë nis sot festivali i filmit “Albania, Si Gira”. Festivali, që sjell javën e kinemasë shqiptare në Romë do të zhvillohet në datat 4- 7 prill. Nëntë filma që janë realizuar nga Kinostudio, por dhe pas viteve ‘90 nga regjisorë të njohur shqiptarë janë pjesë e festivalit “Albania, Si Gira”, që do të zhvillohet në Casa del Cinema në Romë. Në program do të jenë filmat: Lulëkuqet mbi mure (Dhimitër Anagnosti, 1976); Njeriu me top (Viktor Gjika, 1977); Gjeneral gramafoni (Viktor Gjika, 1978); Koncert në vitin 1936 (Saimir Kumbaro, 1978); Letra ere (Edmond Budina, 2003); I dashur armik (Gjergj Xhuvani, 2004); Lindje Perëndim Lindje (Gjergj Xhuvani, 2009); Amaneti (Namik Ajazi, 2014); Bota (Iris Elezi, Thomas Logoreci, 2014), si dhe “Il mio zio italiano” lexim skenik nga Eliza Çoba. Filma do të jenë në gjuhën origjinale, por të subtrituar në italisht për publikun e huaj. Festivali “Albania, Si Gira”- Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit është një projekt i shoqatës artistike Cultural Pro, i ideuar nga z. Fabio Bego dhe organizohet nën drejtimin artistik të znj. Nensi Bego, me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e të Ambasadës shqiptare në Romë. Aktiviteti ka mbështetje akademike nga AISSECO - Shoqata Italiane e Studimeve të Historisë së Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe kujdesin e Shoqatës Integra Onlus. Festivali është përshëndetur edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ministrja shkruan se përmes këtij festivali filmi shqiptar kapërcen kufijtë. “Kultura është pasaporta jonë diplomatike më e mirë. Filmi shqiptar kapërcen kufijtë me një javë të plotë dedikuar kinemasë shqiptare, me filmat më të njohur në një kujdes të Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit. “Albania, Si Gira” nga data 4-7 prill në Romë. Të dashur miq, njerëz të artit, bashkatdhetarë, mos e humbni javën e kinemasë shqiptare në Romë”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti.

50492066_368622993937768_3664300010561863680_n-640x465.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...