Serial për ditët e fundit të jetës së Marilyn Monroes

Premte, 05 Prill 2019 12:48

Gjashtë muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroes do të shfaqen në një seri të re të shtëpisë të prodhimit “BBC Studio”, e cila gjë do të zbardh ndër të tjerash edhe marrëdhënien me presidentin amerikan, John F. Kennedy.

Titulli fillestar i serialit është “Ditët e fundit të Marilyn Monroe” dhe është i bazuar në pjesë të librit Keith Badman, Viti i fundit i Marilyn Monroe, histori e mahnitshme e vërtetë”

Producenti ekzekutiv, Simon Lupton, ka arritur marrëveshje me skenografinë Dan Sefton, i cili ka pohuar se është “i kënaqur se kjo histori e pabesueshme do të transferohet në ekran”.

Marilyn Monroe vdiq në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare, si shkak i vdekjes thuhet është mbidoza me pilula gjumi. Ndërkohë, vdekja e saj shkaktoi shumë polemika dhe spekulime.

“Serioziteti në punë i Marilyn Monroes dhe beteja e saj me njerëz të fuqishëm që kontrollojnë shtëpinë e prodhimit, për fat të keq, ende edhe sot është aktuale”, tha Dan Sefton.

Ndryshe, ende nuk dihet se kush do të luajë në seri pasi që projekti është në fazën fillestare.

Login to post comments