Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit vijnë për publikun nesër në mbrëmje në një koncert me krijimtarinë e kompozitorit Giuseppe Verdi. Koncerti zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar dhe do të interpretojnë solistë të njohur të skenës operistike shqiptare. Ky koncert vjen në vijim të ciklit të koncerteve recitale solistike që zhvillon TOB dhe këtë herë është vepra “Il Trovatore” e Verdit, ku arie të saj do të sillen në skenë nga artistët e njohur. Protagonistët e kësaj natë të veçantë janë artistët c, Shpresa Beka, Ivana Hoxha, Bledar Domi si dhe në piano Etrita Ibrahimi e Thanas Paskali që do të interpretojnë momente të përzgjedhura nga opera “IL Trovatore” e Giuseppe Verdit. Baritoni i njohur Ylber Gjini tregon se koncerti vjen në vijim të aktivitetit të artistëve dhe është dhe si një lloj parapërgatitje për veprën e plotë, që do të jetë më vonë në skenë po nga artistët e TOB. “Koncerti do të jetë me arie të veprës së Verdit. Ky koncert është dhe si një lloj parapërgatitje për veprën që do të jetë diku nga muaji maj në skenë, pra ne shikojmë dhe veten tonë me këtë koncert”, pohon baritoni Gjini. Në faqen e TOB programi i koncertit përmban: Aspettando “Il Trovatore” All’erta! All’erta! Di due figli vivea padre beato - aria Ferrando, Bledar Domi- bass, Etrita Ibrahimi- piano; aria Leonora- Come d’aurato sogno, Shpresa Beka- soprano; Thanas Paskali -piano; aria Azucena - Stride la vampa!, Ivana Hoxha -mezzosoprano dhe Etrita Ibrahimi -piano; Scena ed Aria Conte di Luna- Tutto e deserto…Il balen del suo sorriso, Ylber Gjini-bariton; Scena, aria e Miserere Leonora- Vanne…lasciami; D’amor sull’ali rosee; Tu vedrai che amore in terra, Shpresa Beka- soprano si dhe të tjera arie që do të interpretohen nga artistët në këtë koncert, që do të jetë rreth një orë në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.