Gazetarja e Faxx News Edona Haklaj ka kontaktuar në telefon me Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në lidhje me heqjen e germave në fasadën e Teatrit.
Në bisedën që ka zgjatur vetëm disa sekonda pasi Çuli ka dëgjuar pyetjen, ai e ka mohuar që të jenë hequr shkronjat nga Teatri Kombëtar dhe pas kësaj e ka mbyllur telefonin pa dhënë asnjë informacion apo deklaratë më tepër.
Gjatë mbrëmjes së kaluar në fasadën e Teatrit Kombëtar janë janë hequr shkronjat dhe kjo është vënë re vetëm mëngjesin e ditës së sotme.
Kjo vjen në një kohë kur protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri vijon dhe që ende nuk ka një tërheqje të qeverisë nga ana tjetër.
Ndërkohë që mbetet i pakuptueshëm qëndrimi I drejtorit të këtij institucuioni të artit shqiptar I cili edhe më herët është pozicionuar pro qeverisë dhe bashkisë për prishjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri.
Heqja e shkronjave ka sjell edhe reagimin e menjëhershë më artistëve. Aktori Neritan Liçaj shkruan në rrjetet sociale se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme për të përbërë lajm dhe për të fshehur ndonjë pisllëk ditur.
Ai paralajmëron se nëse do të tentohet që të shembet godina e Teatrit Kombëtar, ata që do ta bëjnë kanë për t’u përballur me pasojat e veprimit të tyre (lexo këtu).
Ndërkohë kamera e Fax News ka mbërritur në oborrin e Teatrit ko konstatohet se heqja e germave.