Aktori shqiptar Blerim Destani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, me pjesëmarrjen në filmin “The Poison Rose” ku luan me disa nga aktorët më të mirë botërorë si John Travolta, Morgan Freeman, Kat Graham dhe Famke Janssen. Tashmë është publikuar edhe traileri zyrtar i filmit, i cili do ta ketë premierën në sallat e kinemave amerikane më 24 maj.
Aktori shqiptar luan rolin e një djali meksikan me emrin Lorenzo Rodriquez. Filmi trajton historinë e një ish ylli të futbollit amerikan, i cili tenton të ndihmojë një vajzë të re në telashe dhe përfundon duke luftuar me një rrjet kriminal. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye”.