Muzeu, aktivitet mbi shpëtimin e hebrenjve nga familjet shqiptare

E mërkurë, 01 May 2019 12:40

Seminarin me titull “Whosever saves a single life, saves an entire universe” solli në vëmendje shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve. Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar së bashku me shoqatën e mësuesve të historisë dhe muzeumin Yadvashem në Tel Aliv u zhvillua seminari, ku në fokus të tij ishte historia e një familje shqiptare, që ka kontribuar në shpëtimin e hebrenjve. Në hapjen e aktivitetit ishin të pranishëm ambasadori i Izraelit në Tiranë, zoti Boaz Rodkin, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dr. Skënder Asani, dr. Efrat Kedem Tahar këshilltare për emigracionin dhe integrimin, si dhe shumë mësues e të ftuar të tjerë. Muzeu Historik Kombëtar shkruan se së bashku me ambasadorin e Izraelit në Tiranë, z. Boaz Rodkin u theksua rëndësia dhe veçantia e ngjarjes, ku përgjatë luftës 2000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri. “Shumica e hebrenjve u trajtuan mirë nga popullata lokale shqiptare, pavarësisht faktit se vendi ishte i pushtuar së pari nga Italia fashiste, dhe pastaj nga Gjermania naziste. Shqiptarët, me traditën e mirënjohur të tyre të mikpritjes të njohur si besa, shpesh strehuan refugjatët hebrenj dhe shpëtuan shumë prej tyre nga ferri nazist”, bën me dije Muzeu Historik Kombëtar për këtë seminar. Shqipëria kishte rreth 200 hebrenj në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Ajo më pas u bë një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera. Hebrenjtë në Shqipëri mbaheshin të mbrojtur nga popullata vendase dhe kjo mbrojtje vazhdoi edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat naziste, pas kapitullimit të Italisë më 1943. Më 7 prill 1939, Italia pushtoi dhe aneksoi Shqipërinë. Hebrenjtë u dëbuan nga qytetet e porteve bregdetare dhe u shpërngulën në brendësi të Shqipërisë, por në fund të luftës, Shqipëria kishte një popullsi prej 2.000 hebrenj. Gjatë sundimit komunist të Shqipërisë nën diktaturën e Enver Hoxhës, komuniteti hebre ishte i izoluar nga bota hebrenje, edhe pse kjo nuk reflekton masa anti-hebraike. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1991, pothuajse të gjithë judenjtë të Shqipërisë emigruan në Izrael dhe u vendosën kryesisht në Tel Aviv.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...