E lumtur nga performanca e mbrëmjes së djeshme , Jonida ka ndarë me ndjekësit në Instagram momentin e kualifikimit dhe ka dhënë për ta mesazhin më të bukur, duke u shprehur se tashmë ndihet fituese.
"Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë!! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europiane që këndonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marre frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skene:
'Këndova!! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërise, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës!! Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë me parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohese!!! Ju dua shumë, shihemi në finale"- shkruan Jonida krahas videos.