Sot në mbrëmje do të zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit finalja e Eurovision. Shqipëria do të përfaqësohet edhe këtë vit në finale, ndërkohë që në skenë do të ngjitet Jonida Maliqi për të performuar ‘Ktheju tokës’.
Jonida do performojë e dyta nga 26 këngë që janë bërë pjesë e finales së madhe.
Por ndërkohë që 50% e rezultatit do të përcaktohet nga juritë e secilit shtet, gjysma tjetër do të përcaktohet nga votat e qytetarëve.
Nëse shqiptarët në shtetet e Evropës angazhohen për të votuar për Shqipërinë, shanset mund të jenë të mira për vendin tonë, duke patur parasysh edhe vlerësimet që ka marrë Jonida për performancën në natën e dytë gjysmëfinale. Votimi do të hapet menjëherë sapo të kenë përfunduar të gjitha këngët. Për 15 minuta, shqiptarët që jetojnë në Evropë mund të votojnë për Shqipërinë në numrat që do të shfaqin televizionet respektive. Votimi mund të bëhet edhe në aplikacionin e ‘Eurovision’, që mund ta shkarkoni në celularin tuaj.