Teatri i Operas dhe Baletit në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe Konsullatën italiane në Vlorë, në një koncert të jashtëzakonshëm në Vlorë. Vetëm pak ditë pas mbërritjes së drejtoreshës së teatrit dhe operas dhe baletit në Vlorë Zana Çela, në Vlorë kanë startuar aktivitetet, të cilat edhe gjatë sezonit turistik do të jenë të shumta.
Në teatrin Petro Marko datë 16 prill u vendosën në skenë dy premiera botërore: “Gloria e Vivaldit” për kor dhe orkestër dhe koncerti i J S Bach për violinë dhe oboe. Gëzim Bulcari, violinë, Xhovana Marku, oboe dhe orkestër Harqesh, me dirigjent Dritan Lumshin.
Këshilltari për kulturën në Bashkinë e Vlorës, kompozitori vlonjat Aulon Naci ka falenderuar organizatorët, për zhvillimin e këtij koncerti madhështor në skenën e teatrit Petro Marko.
Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit mori duartrokitje të zjarrta nga publiku Vlonjat.
Koncerti u organizua nga Konsullata italiane dhe Teatri i Operas me mbështetjen e Bashkisë Vlorë.