Në një kohë kur debati për Teatrin vazhdon dhe kur nuk ka kaluar shumë nga rikonfirmimi i Hervin Çulit në krye të një teatri të mbetur praktikisht pa aktorë, këto të fundit janë mbledhur në takimin e tyre të gjashtë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Që në momentin që u përfol për zhvendosjen e trupës së aktorëve pranë qendrës kulturore “Turbina” dhe shembjen e godinës egzistuese, revolta e aktorëve të teatrit nuk ka ndaluar. Madje i fortë është edhe reagimi i tyre ndaj Hervin “Çupaçulit”, i vetmi drejtor teatri që del kundër aktorëve të tij.
Kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, akuzoi drejtorin aktual, që në “shkelje ligjore nuk u dha hapësirat aktorëve dhe qytetarëve”.
“Ne vijmë këtu për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe ai, në vend që të jetë me ne, si artist, si regjisor, mbyll të vetmen mundësi, duke u bërë lake, duke bërë atë që ka bërë gjithnjë, që ka lëpirë 4 vjet dhe do të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera”-ka thënë Derhemi.
Çuli nuk ka asnjë rol si aktor kryesor në shfaqje dhe cilësohet si një aktor mediokër, i cili ka bërë vetëm rolin e “mbajtësit të peshqirit”. Ai u përfshi para disa kohësh dhe në një skandal, ku dhunoi një gazetar si dhe iu publikuan video ku ai shfaqej duke luajtur në lojrat e fatit në orarin e punës.