Këngëtarja Aurela Gaçe njihet si një ndër femrat më energjike të estradës shqiptare dhe këtë na e ka treguar gjithmonë me perfomancat e zjarrta. Ajo ka treguar se merret shumë me aktivitet fizik dhe kjo e ka ndihmuar atë të duket gjithmonë e më e re.
Këngëtarja feston sot ditëlindjen dhe edhe pse disa nuk mund ta besojnë, mbush plot 45 vjeç. Vetë këngëtarja ka zgjedhur të tregojë moshën pa u kompleksuar, ndërsa i bën vetes një urim. Ajo ka publikuar një foto me doreza boksi teksa tregon se për 45 vitet e jetës së saj nuk i ka hequr nga duart dhe i vetmi urim që i bën vetes është të jetë pranë fëmijëve të saj.
Postimi i plotë i Aurelës në Facebook:
Sot, 45 vjeç. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me "doreza" ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua. Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , .....keshtu i kalova keto 45 vjet....e tani ,pa i hequr "dorezat" nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.
Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.
Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua . Kaq dua vertete, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen....."dorezat " ne duar, e forca perpara