Shkrimtari shqiptar i njohur në të gjithë botën ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt 2020”.
I përshkruar si “Nobel Amerikan”, çmimi Ndërkombëtar i Letërsisë Neustadt është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.
Mbrëmjen e të mërkurës, Kadare u përzgjodh fituesi çmimit ndërkombëtar.
Kujtojmë se Kadare ishte pretend për Nobelin në Letërsi, por çmimi iu akordua mbështetësit të Millosheviçit, Peter Handke
Është poet dhe prozator, dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin.
Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”.
Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj.