Shfaqet traileri i fimit ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji nga Fatos Berisha (VIDEO)

E Enjte, 07 November 2019 09:02

Filmi i gjatë artistik ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji nga Fatos Berisha dhe me producente Vjosa Berishën do ta ketë premierën botërore në njërin prej festivaleve më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit në Tallin të Estonisë, përcjellë KultPlus.

Cirku fluturues është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90tave e një grupi aktorësh nga Kosova të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

Në rolet kryesore luajnë: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani, dhe Velibor Topić. Ndërsa në rolet dytësore: Velibor Topic, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi etj.

Producente e filmit është Vjosa Berisha, dhe me bashkëprodecentë Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Valon Bajgora, Agon Uka, dhe Fatos Berisha.

Drejtor i fotografisë – Almir Ðikoli, montazher – Vladimir Pavlovski, dizajner i setit Arben Shala, kompozitor – Ognen Anastasovski, dhe kostumografe – Desantila Lika.

‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë, dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore

Login to post comments