(Regjisori Nicolas Chapoulier, bashkë me shtatë aktoret e zgjedhur, para publikut në Théâtre du Loup”, të Gjenevës, “lexon” një tekst të shkëlqyer të autorit anonim (mbase të vetin) a të shumë autorëve bashkë, ç ‘rendësi ka kjo, kur porosia e tij, fascinon!).
Nga Bajram Sefaj
Ditëve të fundit, pata rastin të shoh tri shfaqje radhazi, njërën pas tjetrës, në dy teatro të Gjenevës. Dhe, që të tria (tre) rastet, pata fatin e mirë, pa pritë e pa kujtua, të ndesh me po aq tekste të mira (të mrekullueshme) letrare. Par exellance, siç do thoshin francezët vetë. Rasti parë ishte ai kur, në Thèâtre Creve-Coeur, ndoqa shfaqjen “Le malade imaginaire”, të Molièr-it. Rasti i dytë, në Théâter du Loup, pash “Tango-n” e Slawomir Mroze-ut, dhe të tretë herë, ngjau që, po në këtë Teatër, kur disi, me drojë e dyshim, hyra të shoh shfaqjen “SQUASH – Les 3 Poins de suspension”. Për dy shfaqjes e para isha serbes. Shqiptoi emrat e dy shkrimtarëve, të një klasiku, sikurse është Moleri dhe të një bashkëkohaniku, sikurse është Mrozek, e “flejë dath’”, sikurse thuhet sot, në këtë gjuhën e rrugaçërisë. Po, ja se erdhi edhe shfaqja e tretë. Jo vetëm se nuk kisha ide (nuk kam end, as sot, ide të qartë!) kush ishte autori i tekstit, por as që kisha idenë se çka do të thotë titulli “SQUASH- Les 3 Points de suspensions”. Por, edhe kësaj, iu gjet çarja disi. Për fjalën e parë, atë SQUASH, google traduction, e përktheu dhe dha xhevap përnjëherë. Atë fjalë (a emër) të vetme, prerazi dhe pa asnjë mëdyshje, (pa i lënë vend asnjë dyshimit), e përktheu me të vetmen një fjalë shqipe. SQUASH, me “tha” (shkurt e shqip), në gjuhën shqipe, do të thotë, KUNGULL! E hajt tok’s!
Për atë se ç’shënonte në nëntitullit, pra, ç’mëshihej për nën KUNGULL - les 3 Points de suspension, me në shfletim të rreptë të fjalorit, kuptova se nuk do të thotë gjë tjetër pos: 3 pikat e pezullimit!
Kungulli, si do të shihet, del i pjekur mirë dhe shumë i shijshëm, del!
Në rregull, deri në këtë pikë!
Ose: iku kjo, sikurse thonë në Shqipërinë tonë të dashur. Kjo fjalë sikur është kapak i një gënjeshtre të madhe. Iku, pra edhe kjo, hyrje (ime) shumë e gjatë, ia them heshtjen së vetmisë sime, intime!
***
Hapja e skenës nuk premtonte shumë. Të kryet e një shtrati, shiheshin dy-tre vetë. Flisnin diçka si mes vete. Ajo që flisnin sikur nuk kishte asnjë lidhje me publikun në sallë. Ata e përgatisin “viktimën” e tyre që të bie në gjumë të porositur. Terë kohën sa zgjatë ai gjumë, ajo ëndërr mbase subkoshuiente, në skenë zhvillohet ngjarja. Në lojë, një nga një, shtohen ujqit (aktorët) në këtë Teatër të Ujkut! Ata (ujq) janë: Etienne Sublet, Beau Anobile, JanJu Bonzon, Antoine Frammery, Franck Serpinet, Paul Courlet. Secili është më i “egër” se shoqi, secili, “kafshon” më ashpër së shoqi. Ujku madh ose (krye)Ujku, është: Nicolas Chapoulier i ndihmuar nga Théophile Guilhem – Guéry, bashkëpunëtore në inskenim. Kur ujqit “tërbohen”, kur aktorët marrin ritmin e kallëzimit, duke shprishur një tekst të bukur, bashkëkohor, modern e aktual. për të tretën herë ndeshëm me fenomenin, kur teksti i mirë flet vetë! Kur nuk varët shumë nga loja (interpretimi) i aktorëve të angazhuar. Ishte krejt një, si e ka emërtuar këtë shfaqje, dyshi i inskenimit Nicolas Chapoulier i ndihmuar nga Théophile Guilhem – Guéry, dhe sajuesit e tjerë. E pa rëndësishme fare, a ishte kjo shfaqje në kuptimin klasik të fjalës, a ishte një event, një dokumentar (performansë), një komedi muzikore për një person të përgjumur dhe publikun e tij. Nga se subkoshienca, është e ardhmja (ardhmëria, futuri). (Ndoshta në zbërthimin e këtij teksti të mrekullueshëm, paksa na del në ndihmë, mendimi i poetit të njohur francez, Paul Eluard, kur thotë se, ”Ne jetojmë brenda harresës së metamorfozave tona”.
Sido që të jetë, publiku i shumtë (unë bashkë me të), që asaj mbrëmjeje, ndoqi këtë argëtim, u nda shumë i kënaqur sa që duartrokitje e gjata e frenetike, disa herë kthyen “ujqit” (aktorët) në skenën funksionale e të sajuare sajuar për mrekulli.