Që prej 26 shtatorit, në libraritë e Parisit gjendet një libër i veçantë, ”Lahuta e Malësisë” e At Gjergj Fishtës, e perkthyer e gjitha në gjuhën frënge.
Ka qenë një punë 2-vjeçare e të riut Abidin Krasniqi, që bëri të mundur që për herë të parë, një nga kryeveprat e Shqipërisë, të mund të lexohet edhe nga frëngjisht-folësit. “Lahuta e Malësisë” e shkruar në gjuhën gege ka qenë e vështirë por jo e pakuptueshme për Krasniqin, i lindur në Paris me nënë franceze por me babanë nga Prizreni.
Tashmë, përkthyesi shqiptaro-francez ka marrë përsiper që të publikojë në gjuhën frënge edhe disa vepra të tjera shqiptare, kryesisht të At Gjergj Fishtës