KADRIE KADARE, NJË INTELEKTUALE QË ARRITI GJITHÇKA, DUKE REFUZUAR NDIHMËN E MBIEMRIT

Premte, 11 February 2022 10:13

 Nga Ilir Nikolla

Ajo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiranës e njihnin si “motra e Ismail Kadaresë” shkoi të flejë në amëshim.
Një femër e përkorë si ajo, la gjurmë të thella në mësimdhënie, në gazetari, në gjuhësi e mbi të gjitha si një rojtare e paepur e publikes, e shpirtit evropian të shoqërisë tonë.

Kadrie Kadarenë e njoha në 2002-in, kur nisa puna për herë të parë në gazetën 55 dhe prej atij momenti ajo m’u kthye në një institucion, njësoj siç ishte për gazetarë para meje, e siç bindem se do të jetë për të gjithë...e përgjithmonë.
Për ne ajo ishte Kakuja, etaloni i rusishtfolëses, e dashuruar përjetësisht me librin, i çfarëdolloj fare ish, një gardiane e pastërisë së gjuhës shqipe, që as ndër fumetti-t modernë s’do ta gjenim, një rojtare e etikës dhe një kundërshtare e rreptë e sheqerit, i cili i kish shpallur një luftë prej dekadash.

Kakunë e gjejmë si luftëtare kundër mediokritetit në qerthullin e botimeve në vitet 70-80, si një partizane të hapjes ndaj çfarëdolloj dijeje dhe si një qëndrestare ndaj çfarëdolloj klisheje diktatoriale që rrekej ta ndryshonte.

Pas viteve ’90, Kakuja vijoi shkëlqimin e saj si “Kaku pa mbiemër” në gazetat më të rëndësishme të kohës, si korrektore letrare, por ata që e njohën, i njohin asaj edhe kontributin, si këshilltare, kritike e kundërshtare e flaktë ndaj çfarëdolloj bizantinizme e anakronizme që mund të rrezikonte ta na kthente prapa.

Gazetarët e “55”-s e kanë përmendur përherë me admirim bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar me Kadrie Kadarenë. S’ka pse të mos përmend përkujdesjen që botuesi i 55 Fahri Balliu pati përherë për Kaku-në, si një bashkëbiseduese origjinale, e cila në çdo tavolinë ishte e tillë, e jo si motra e Ismailit.

E krejt në fund...edhe unë duhet ta deklaroj: Kadrie Kadareja ishte një bashkëpunëtore.
Po, ishte një bashkëpunëtore e imja shumëvjeçare, që s’reshti së më paralajmëruari, se demokracia nuk është një gjë që e kemi të garantuar njëherë e përgjithmonë, e se në Evropë duhet të shkojmë vetë, por siç e kemi nisur e siç thonë vargjet, po sosim në Azi...

Ajo iku, po në ditën e sotme lexoj se la një konsensus unanim si intelektuale e si kontributore në demokratizimin e shoqërisë tonë.

E di se kemi deficite të mëdha kujtese, e di se rekordet tona si shtet nuk janë të konsultueshme, por me largimin e Kakusë m’u kujtua konsensusi botëror kur na la Karol Vojtila dhe pankarta italiane “santo subito”.
Kakuja ishte edhe një bashkëpunëtore e imja, por lutem, që ne si shoqëri ta nderojmë sa të mundemi më parë...mundësisht tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...