“Muzat” është ekspozita fotografike që do të hapet ditën e shtunë, me 28 prill, ora 19:00 tek Art Kafe, Tiranë.
Rozafa Shpuza dhe Iden Temali, dy artiste shkodrane, do t’i sjellin dashamirëve të fotografisë detaje të brishta, përkëdhelje, klithma, mërmërima, joshje, urtësi, delikatesë dhe sharm përmes shkrepjeve të tyre. Janë 20 fotografi bardh e zi që kanë si fill përshkues figurën e gruas.
Pas suksesit që pati në Shkodër, kjo ekspozitë premton emocione edhe për artdashësit kryeqytetas.
Ky është bashkëpunimi i parë për dy artistet. Gjatë karrierës së tyre të konsiderueshme si fotografe, ato kanë qenë pjesë e ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare ku janë paraqitur dhe kanë marrë edhe çmime.