Këtë vit, kur të rezervoni pushimet, kini parasysh që janë disa data në të cilat ju duhet të jeni në Tiranë.
Kjo sepse së shpejti Tirana do të vizitohet nga disa emra shumë të njohur të muzikës ndërkombëtare.
Si fillim Ermal Meta, i cili pritet të vijë në Tiranë në fund të majit, menjëherë pas performancës në Eurovision.
Gjithashtu një tjetër emër i rëndësishëm, e cila si Ermali është me origjinë shqiptare, Rita Ora do të jetë në koncertin që do të organizojë Bashkia e Tiranës 3 qershor në Tiranë. Rita rikthehet pas koncertit të vitit 2012 të realizuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Koncerti i saj, i organizuar nga Bashkia, do të jetë falas në Sheshin Skënderbej më 3 qershor.
Më 27 korrik, këngë si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” etj. do të ndezin shqiptarët. Daddy Yankee vjen në Tiranë për pak muaj dhe është një event që s’mund të anashkalohet. Biletat do të shiten prej 1 majit.
Garrix flitet se do të vizitojë së pari Prishtinën, në festivalin tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj. Më 18 gusht, DJ botëror do të performojë në Tiranë. Dhe ëmbëlsira për në fund, Enrique Iglesias pritet të vijë në Tiranë në gusht!