×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon”, 31 mësime jete nga Konfuci

Diel, 29 Prill 2018 17:36

Konfuci ishte një mendimtar dhe filozof kinez, mësimet dhe filozofia e të cilit kanë influencuar në jetën dhe mënyrën e të menduarit në Kinë, Kore, Japoni, Tavan dhe Vietnam.

Filozofia e tij theksonte moralin personal dhe qeveritar, saktësinë e marrëdhënieve sociale, drejtësinë dhe sinqeritetin.

Në këtë listë janë disa nga citatet e tij, të cilat janë të zbatueshme edhe për ne sot pavarësisht se ai i shkroi në shekullin e katërt para Krishtit.

1 – Çdo gjë ka bukurinë e vet, por të duhen sy për ta parë.

2 – Injoranca është nata e mendjes, por një natë pa hënë dhe pa yje.

3 – Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon.

4 – Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem.

5 – Çfarë një njeri superior kërkon, e kërkon tek vetja, kurse njerëzit e vegjël e kërkojnë tek të tjerët.

6 – Nëse duan të jenë konstantë në lumturi e dituri duhet të ndryshojnë vazhdimisht.

7 – Unë nuk jam dikush që lindi i ditur, unë jam dikush që kam dëshirë në kërkimin e dijes.

8 – Të mësosh pa menduar është një punë e humbur, mendimi pa mësuar po ashtu është punë e humbur.

9 – Nëse një njeri nuk mendon në kohë afatgjatë, shpejt do të gjejë dhembje.

10 – Kompenso lëndimin me drejtësinë, dhe kompenso të mirën me të mirën.

11 – Një njeri superior nuk mund të jetë i njohur në çështje të vogla, por atij mund ti besohen shqetësime të mëdha. Një njeriu të vogël nuk mund t’i besohen çështje të mëdha, por ai mund të njihet për punë të vogla.

12 – Njeriu superior është modest në fjalët e tij, por jo në veprime.

13 – Nëse mendon për një vit, mbill një farë; nëse mendon për dhjetë vjet, mbill pemë; nëse mendon për 100 vjet, mëso njerëzit.

14 – Heshtja është një mik i mirë, që nuk të tradhëton asnjëherë.

15 – Atë që nuk do të ta bëjnë ty, mos jua bëj të tjerëve.

16 – Kur di diçka, dhe i qëndron asaj, dhe kur nuk di diçka dhe e pranon që nuk e di – kjo është dituri.

17 – Me oriz për të ngrënë, ujë për të pirë dhe jastëk për t’u mbështetur – kam ende gëzim në këtë jetë. Nderimet dhe pasuritë e fituara me padrejtësi janë si një re që kalon shpejt

18 – Të shkosh përtej gjërave është po aq keq sa t’i biesh shkurt.

19 – Jeta është shumë e thjeshtë, por ne insistojmë ta komplikojmë atë.

20 – Vullneti për të fituar, dëshira për të arritur, dhe vendosmëria për të arritur potencialin e plotë të vetes, janë çelësi për hapjen e derës së përsosmërisë së vetes.

21- Urtësinë mund ta mësojmë me tre mënyra: Së pari, përmes reflektimit, që është më fisnikja; së dyti përmes imitimit, që është më e kollajta; dhe së treti përmes eksperiencës, që është më e hidhura.

22- Ai që i di të gjithë përgjigjet, me siguri nuk i janë bërë të gjithë pyetjet.

23- Nëse ajo që do të thuash nuk është më mirë se heshtja, atëherë mbaje gojën mbyllur.

24- Dituria e vërtetë është të dish madhësinë e injorancës tënde.

25- Kur është e qartë se objektivat nuk mund të arrihen, mos ndrysho objektivat, por hapat që ndërmerr për t’i arritur.

26- Njerëzit më argëtues janë njerëzit më të trishtë.

27- Përpara se t’i hysh rrugës së hakmarrjes, hap dy varre.

28- Respekto veten, dhe të tjerët do të të respektojnë.

29- Guri i çmuar nuk pastrohet pa e fërkuar fort. Edhe njeriu nuk përsoset pa vështirësi.

30- Ai që bën një pyetje është budalla për një minutë. Ai që nuk e bën pyetjen, është budalla për gjithë jetën.

31- Mos u anko për dëborën në çatinë e fqinjit, kur pragu yt është i mbushur plot.

Login to post comments