×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

2008 | Olta Boka, një xixëllonjë shqiptare në mes të Beogradit

Diel, 29 Prill 2018 18:34

Pas dy dështimeve të këngëtarëve meshkuj në Eurovizion, Luis Ejlli e Frederik Ndoci, sikurse edhe dy dështimeve të çiftit Laço – Hila, erdhi radha e suksesit me këngën “Zemrën e lamë peng”, të një këngëtareje të re, por që me sharmin e interpretimini e saj bëri për vete edhe jurinë, edhe popujt që e votuan. Pas Anjezës, suksesi i Shqipërisë vijoi duke u prezantuar në netët finale. Kështu, 17 vjeëarja Olta Boka u ngjit në skenën e Eurovizionit 2008, me këngën “Zemrën e lamë peng”, ku Pandi Laço, duke fituar vendin e 16 në Finalen e madhe. Nëse e krahason me krijimin e parë të Laços e Hilës, atë të Ledinës në 2005, ata u pozicionuan një vend më lart, nga i 17-i në të 16-in, por “suksesi” qëndron në faktin se kënga e kaloi në natën finale dhe pati dy prezantime në Eurovizion. Kënga e Oltës ishte më e mira në Festivalin e 47-të të këngës në RTSH dhe e interpretuar bukur, aq më tepër zëri i ngrohtë i saj, melodioz, bëri për vete edhe shqiptarët që ishin optimistë për performancën artistike të Oltës në Eurovizion. Për më tepër edhe paraqitja skenike, veshja me klas dhe imazhi komplert i ndryshuar nga fest 47-ta, bëri që Shqipëria të kishte sukses në Eurovizion. Ky krijim gjithashtu u interpretua edhe në gjuhën izraelite në një version cover të tij nga Boaz Mauda.

F. Slatina

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 18:44

Video

Login to post comments