5 sonete nga Uran Kostreci

Diel, 29 Prill 2018 19:25

Mehdi Frasheri

 

Sa her' shoh historin,Mehdi,e ndjej
Me , Ty, vule e fytyre mori shteti,
N'kufij t' Atdheut, misione te medhej
Imazhi i atdhetarit flakte mbeti,

Per Paris e Gjenev ' , Shqipria gjeti
Avokat mbrojtes ,Ty, o Mehdi bej;
Kryeminister ishe kur qe mbreti.
Kur msyu fashizmi, n' radio, ata shkerbej,

I nxive, faqe botes, vetem Ti.
Nen Rajhun,kur pe kuqo e shkjah zuzare
Po vrisnin shqipo e fshatra benin hi,

At'her mbi supe e more Ti nje barre,
Po,medet,kuqot erdhen o Mehdi,
E ne syrgjyn u shove zemer vrare.

ABAZ KUPI

Kur mbledhja n'Mukje u prish prej t'kuqve djaj,
Ajo tradhti nga Bazi u dënua;
Të kuq e shkjah Atdhenë ...e mbytën vaj,
Shqiptarët vranë e u fryn.. si pallua!

Nga kuqot dhe Kosova u tradhtua:
Te serbi u shit me festë e berihaj!
Që, n'Durres , luftoi Bazi u harrua...
U përmënd luft, jo kush i priu asaj!

Po, n'Durrës, trimat që ran për lirinë,
Jetimë ngelën, në varr, si mjeranë...
Ata me gjeneralin kan lavdinë

Siç ka dhe ky me ta, që pas i vanë.
Abazi më 7 prill nderoi Shqiprinë,
Heronjve u priu, plumb derdhi mbi dushmanë

VDEKJA CIVILE

Nje kish mend shum... po nuk i mblidhte dot!
Ky, jerm,nje nate endrronte i ngazellyer,
Kurr nje skelet fantazme atij ,atbot,
Iu shfaq me sy zgafell flok ' gjak-perlyer

I tha..- O ti qe me flet kot me kot..
Ne Tepelen, nga ftohma e pa ushqyer
Shpirt dhashe une e femije plot,
Qe janë atje groposur , kalbezyer.

S'do zeri yt per ate krim te flase; 
Mohon torturat tona n'ato vende;
Dhe nga list-vdekja do t'na fshish me gjase!

Genje , pra , se per ty do thon, u cmende..
Te merr mend Zoti kur do te t' humbase
Dhe firmos vet vdekjen civle tende..

Ismail bej Vlora

Ismail bej, i Kombit At je Ti !
Mbas pesqind vjet robri vjen vrap, o burrë,
Nje cast me pas ish von ! Zoti t'ka prure!
Rrezik nga fqinjët kish jugë e veri,

Ti shkon n'Europ, në cdo kancerari;
Mbështetje lyp. O sot Atdhe o kurrë!
Fton në Vlor' delegatë ngre flamurë
Ne zgrip, në flakë e tym shpall pavarsi.

Gjithë energjin si kryeministër dhe,
Po veç një vit të lanë e t'hodhën n'erë...
Stërkëmbza Ty të vun' ca derbederë.

Dorhiqesh, ikën po me mënd n'Atdhe.
N'syrgjyn, do t' vesh Paris te na mbrosh ne,
Por të helmojnë e vdes, o At i mjerë.

Mit'hat Frashëri

 

Nga kreu i Dangëllis', dalloj me mall,
Pullazë e Frashërllinjve dhe teqenë,
Samin' prej bronxi, Abdylë e Naim benë,
Po Ti Mit'hat, pse nuk je aty vallë!

Ti, Lumo, u prive burrave të rrallë
Në Manastir e bëre alfabenë;
N'Europë, Ti, e mbrojte mëmëdhenë;
Të gjuhës shqipe, shpuzën mbajte gjallë.

Në Vlor' me Ismail' ngrite flamurë;
Makutve fqinjë maskën ua çorre
Dhe çamët muhaxhirë n'mbrojtje i more.

I ajkës kombit prijs, o Lumo, o burrë,
Që nga të kuqtë u shave t'hodhën gurë,
Profet ngel Ti ! Medet, s'ke një shtatore...

 

 

Login to post comments