IFPI publikoi raportin e përvitshëm me të dhënat për tregun muzikor botëror. Muzika dixhitale përfaqëson më shumë se gjysmën e tregut, ndërkohë disa sektorë dixhitalë kanë pësuar rënie….
IFPI publikoi Global Report 2018: Tregu i muzikës po përjeton një situatë pozitive pas më shumë se një dhjetëvjeçari shumë të vështirë, dhe ky si rezultat i platformave streaming (në të njëjtën kohë platformat streaming janë cilësuar përgjegjëse për krizën).
Sipas të dhënave, të ardhurat totale nga streaming janë rritur me 41,1% falë 176 milionë përdoruesve me pagesë. Kjo rritje shënohet për të tretin vit radhazi pas 15 vitesh të vështira. Tregu i muzikës shënoi një rritje të dukshme prej 8,1% në vitin 2017, ose 17,3 miliardë dollarë të ardhura.Për herë të parë, muzika dixhitale në të gjitha format e saj, përfaqëson 54% të të ardhurave, më shumë se gjysma e gjithë tregut muzikor. Nga kjo shifër (54%), 38,4% e tregut lidhet me streaming, që ka kompensuar humbjen prej 5,4% në shitjen e albumeve, dhe 20,5% në shitjen nëpërmjet download.Një tjetër e dhënë interesante është krahasimi mes përdoruesve dhe të ardhurave në sektorin streaming audio dhe video. Nëse në 6-mujorin e parë të 2017-s, 272 milionë përdorues kanë gjeneruar 5.569 milionë dollarë të ardhura, në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar, 1.300 milionë përdorues kanë gjeneruar 856 milionë dollarë të ardhura.
Një tjetër detaj interesant; edhe pse 2017 është viti i tretë me radhë që shënohet rritje, të ardhurat përfaqësojnë vetëm 68,4% të atyre të regjistruara në pikun më të lartë, në vitin 1999. Raporti i parë i IFPI daton në vitin 1997. Monitor