Vazhdojnë diskutimet për Teatrin, sot në 18:00 takimi i radhës i artistëve

Hënë, 30 Prill 2018 16:23

Një grup artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, do të organizojë sot, më 30 prill, një tjetër diskutim publik në mbrojtje të teatrit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në orën 18:00, përpara teatrit do të zhvillojë një diskutim të lirë e të hapur për qytetarët ku do të flasi për shkeljet ligjore, shkatërrimin e pasurisë kombëtare dhe indiferentizmin e qeverisë e bashkisë ndaj zërit qytetar.

Ky është diskutimi publik i tetë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Prej dy muajsh tashmë, Aleanca, çdo të hënë diskuton me qytetarë, por dhe me profesionistë të fushës si arkitektë, restaurues, inxhinierë e juristë për të gjitha shkeljet ligjore, por dhe për vlerat e Teatrit si pjesë e trashëgimisë kulturore-historike dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së saj.

Login to post comments