Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja.
Në vend të saj është vendosur një aktor relativisht i ri në skenën shqiptare, Erion Isai. Mediat raportojnë se vendimi i papritur është disi i dyshimtë, pasi aktori para disa kohësh hoqi dorë nga qëndresa për Teatrin Kombëtar, duke aluduar se protesta është e politizuar , prandaj ai nuk do të protestonte më.
Erion Isai është shfaqur disa herë më parë në rrjetet sociale, krah Erisa Spiropalit, në kohën e zgjedhjeve.
Siç duket, aktori ka hequr dorë nga protesta për mbrojtjen e teatrit, për shkak të lidhjeve të ngushta me njerëz të Partisë Socialiste dhe premtimit të një posti jo pak të rëndësishëm.