Edhe pse vendi ynë ka mbetur pa Teatër Kombëtar, artistët kujdesen që të sjellin në skenë vepra për një publik që akoma tennton të mbrojë artin. Kështu komedia e autorit rus Valentin Krasnogorov “Kënaqësitë e tradhëtisë“ vjen në skenë me regji të Lorion Terezit. Kjo vepër me theks provokues është përzgjedhur për shkak të aktualitetit që përçon pjesa. Regjisori dhe aktorët thonë se në këtë vepër dalin në pah dobësitë njerëzore dhe mungesa e imunitetit karshi dashurisë edhe kur je me kurorë.
Video marrë nga ABC News