Askush nuk e besonte se Rona Nishli do të fitonte Festivalin e 50-të të Këngës në RTSh. Ashtu sikurse nuk e besonte kush se mund të pozicionohej aq lart në Eurovizion. Rona i befasoi të gjithë, edhe kritikët, edhe fansat e muzikës, edhe kolegët, madje edhe të huajt. “Suus” është dhe do të mbetet një ndër këngët që Shqipëria, prezantoi denjësisht në Eurovision. Ndoshta do të kalojnë edhe ca kohë që rekordi i saj të thyhet, por nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit. E intepretuar me mjeshtri, pika më e fortë e kësaj kënge, nga Rona Nishliu, me tekst të vetë këngëtares dhe me muzikë të Florent Boshnjakut, “Suus” arriti të jetë një ndër intepretimet më të bukura të Eurovision 2012, që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. E vlersuar me nota pozitive nga kritikët e muzikës botërore, “Suus” arriti të fitonte vendin e dytë në gjysmëfinale dhe vendin e 5-të në Finalen e Madhe, me 146 pikë, pozicionimin më të madh që Shqipëria ka marrë deri tani në finalet e historisë në Eurovision. Në këtë edicion të “Eurovisionit”, pikët për çdo këngë u akorduan të ndara në 50% nga votat e publikut dhe 50% vendimi i jurisë së përzgjedhur në çdo vendit. Kënga “Suus” grumbulloi në total 146 pikë, të ardhura nga:
Votuan Shqipërinë me 12 pikë – Maqedonia, Italia, Zvicra, San Marino
10 pikë – Belgjikë, Greqi, Mali i Zi
8 pikë – Austri, Hungari
6 pikë – Gjermani, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë
5 pikë – Kroaci, Danimarkë, Turqi
4 pikë – Bullgari, Qipro
3 pikë – Gjeorgji, Slloveni
1 pikë – Serbi, Letoni, Maltë, Rumani, Suedi
Fituesja e “Eurovisionit” të zhvilluar në Baku, Azerbajxhan, u shpall ndërkohë këngëtarja Loreen, nga Suedia, e sfiduar vetëm nga grupi i gjysheve ruse, që surprizoi të gjithë duke u rënditur në vendin e dytë me një këngë folklorike./55news.al/
Flori Slatina