Sot është ditëlindja e 81-të e kompozitorit Agim Krajka. Sikurse edhe vitin e kaluar, janë miqtë, kolegët e famlijarët që urojnë artistin, që ka një kontribut prej më shumë se një gjysmëshekulli në muzikën shqiptare, kompozitori që e nxori muzikën nga bazat e amatorizimit dhe e largoi atë nga thonjtë e politikës, e ktheu drejt rinisë, popullit të tij. Ka vite që mjeshrin e muzikës së lehtë nuk e merr më lemza, askush, nga lart, nuk kujtohet për të. Ai, herë pas here, thyhen heshtjen me kritika e sugjerime, por këtu nuk do kush kritika, do lavde, do osanara, por mjeshtri nuk ka, ai thotë të vërteta të hidhurapër dje, për sot e nesër...Sot është ditëlindja e 81-të e kompozitorit Agim Krajka. Sikurse edhe vitin e kaluar, janë miqtë, kolegët e famlijarët që urojnë artistin, që ka një kontribut prej më shumë se një gjysmëshekulli në muzikën shqiptare, kompozitori që e nxori muzikën nga bazat e amatorizimit dhe e largoi atë nga thonjtë e politikës, e ktheu drejt rinisë, popullit të tij. Ka vite që mjeshrin e muzikës së lehtë nuk e merr më lemza, askush, nga lart, nuk kujtohet për të. Ai, herë pas here, thyhen heshtjen me kritika e sugjerime, por këtu nuk do kush kritika, do lavde, do osanara, por mjeshtri nuk ka, ai thotë të vërteta të hidhurapër dje, për sot e nesër...
Sipas kompozitorit, muzika shqiptare ka humbur tabanin kombëtar dhe këngëtarët më shumë rëndësi i kushtojnë veshjes së muzikës. Artistët i kanë shërbyer sistemit komunist, ka pasur në radhët e tyre edhe spiunë e bashkëpunëtorë, imoralë, etj. Po këto i dinë të gjithë por fshehin kokën si struci...
“Me çfarë krijimtarie muzikore po ushqehet rinia sot? Me muzikën e turmës. Sepse vetë ata që e shkruajnë atë janë pjesë e turmës, nuk janë masë e vetëdijshme, e ndërgjegjshme që i përket një kombi, që ka për detyrim të riprodhojë kulturën e atij populli”.
Pas disa ditëh nis në Lisbonë Festivali Europian i Këngës, Eurovizion. Mjeshtri është kritik, si gjitjmonë: “Mund të jetë këngë shumë e bukur, por bota e njeh Shqipërinë. Edhe kënga shqiptare, që të jetë shqiptare duhet të ketë rrënjën që të ketë ardhur nga shqiptarizmi”, është sugjerimi i hershëm i tij.
Shkurtimisht, mjeshtrin sot nuk e nget lemza. Nuk kujtohet ministria t’i çojë tufë lule, apo TKOB, askush...
Në Evropë apo në SHBA, aty ku ndenji 17 vjet, është ndryshe. Artisti ka vendin dhe piedestalin e tij!
Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve populloreë në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 3mime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. F. Slatina/55news.al/