×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Provat e Eurovision në Lisbonë, Eugenti mahnit me performancën e tij

E Enjte, 03 May 2018 15:34

Eugent Bushpepa vijon të mahnisë mediat e huaja me performancën e tij gjatë provave në ECS2018 në Lisbonë.

Ditën e sotme është zhvilluar prova e dytë e këngëtarit, i cili sërish është vlerësuar prej zërit unik me notat e larta, duke u pritur me ovacione dhe duartrokitje të mëdha. Eugent Bushpepa i dhuron pritshmëritë më të larta përfaqësimit shqiptar në këtë kompeticion muzikor.

Përpos zhvillimit të provave të këngëtarëve përfaqësues nga shtete të ndryshme të Evropës, gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar edhe takime mes konkurrentëve shqiptar, duke kujtuar se në këtë edicion të Eurosongut marrin pjesë tri këngëtarë shqiptarë, përkatësisht Eugent Bushpepa me këngën “Mall” për Shqipërinë, Eleni Foureira me këngën “Fuego” për Qipron, dhe Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” përfaqësues i Italisë.

Kujtojmë se Shqipëria konkurron në gjysmëfinalen e parë, të martën më 08 maj dhe këndon e treta në renditje. Në gjysmëfinalen e parë konkurrojnë 19 shtete dhe vetëm 5 prej tyre do të këndojnë këngën në gjuhën e vendit të vet, midis të cilave edhe Shqipëria.

1 1

Login to post comments