Nga historiku i përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion
Për të dytin vit radhazi, Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finalen e Festivalit të 59 Europian të Këngës, “Eurovision”, në Kopenhagen të Danimarkës. Në natën e parë gjysmëfinale, Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Hersi Matmuja me këngën “One Night's Anger”, që ishte versioni anglisht i këngës “Zemërimi i një nate”, fituese e Festivalit të 52 të Këngës në RTSH. Nga 16 këngë që ishin në konkurrim Hersi zuri vendin e 15 dhe mori minimimin e pikëve që ka marrë ndonjëherë Shqipëria, vetëm 22 pikë. Kënga e kompozuar nga Genti Lako, me tekst të Jorgo Papingjit ishte një kompozim i dobët, jo për një festival europian, por edhe për këtë shqiptar që sa vjen e keqësohet nga pikëpamja e niveli artistik. Kënga ngjalli komente të shumta për interpretimin e vokalin këngëtares shqiptare, mesatar, që nuk të ngjall asnjë emocion, sikurse performanca e saj, që u shoqërua nga dy zëra back vokal dhe dy instrumentistët. La për të dëshiruar edhe veshja e Hersit, me një fustan transparent ngjyrë bezhë. Kënga u këndua në gjuhën angleze që publiku të kishte mundësi të shijonte muzikën e kompozuar nga Genti Lako dhe të mirrte mesazhin e tekstit të Jorgo Papingjit, por që publiku mbeti i zhgënjyer e as atij e as kritikës nuk i bëri fare përshtypje ky kompozim, që sikurse çdo vit punë të bobta i kushtojnë Shqipërisë dhe TVSH-së të pkatën 300 mijë euro për të marrë pjesë në Eurovizion. Ky ishte prezantimi i 11 i Shqipërisë në skenën e Eurovizionit dhe më i dobti në historinë e përfaqësimit të saj. F. Slatina/55news.al