Nga Petrit Ali Mulla
(Konispol)
Osman Taka ishte nga familja e madhe e Takanjve,te Konispolit, një nga familjet, qe se bashku me Dalanenjte, ishin familjet nga Konispoli, qe ishin nga me te dëgjuarat ne Ballkan!. Osman Taka ishte një djalë perifan, me trup elegant, me pamje te bukur dhe burrërore, përfaqësues tipik i familjes Aristokratike te Takajve, një nga familjet me patriote, te Krahinës se Çamërisë !
Ngjarjet zhvillohen ne Konispol, ne kohen e pushtimit nga Perandoria Osmane !
Konispoli si qendër Administrative,nga ana ushtarake, kontrollohej, nga "Karakolli i Qafe Botes", e vendosur ne kufij me Sajadhen, ose ndryshe Posta Kufitare Turke, një trupe ushtarake e përberë nga 14 ushtare dhe 2 oficere, te cilët ruanin rendin, ne te dyja anët, nga Filati deri ne Konispol !
Kjo trupe ushtarake, komandohej, nga Komanda Turke e Janinës!.
Trupa e Karakollit Turk, kishte një oficer dhe pese ushtare, qe falnin te Xhumane, njëherë ne Xhaminë e Konispolit, radhën tjetër e falte ne Xhaminë e Filatit !
Këtu nis rruge historia e bukur e Valles se Osman Takes!. Ishte Dite e Xhuma, dy gra nga Takajt, te veshura mire dhe te mbuluara edhe fytyrën, u nisen nga Lagjia Shehat, per ne Lagjen Çuçat, nga rruga e re, për te pajgorisur, ne Mullenj, gruaja dhe motra e Osman Takes!.Duke ecur ne udhën e re, te dy gratë u takuan ne rruge me trupën ushtarake turke.
I pari Komandanti Turk u zuri rrugën grave dhe u çoji shaminë dhe u pa fytyrën duke thënë se sa te bukura janë ne gjuhen turke"Ifrret Jalem" Marshallah, gratë u larguan te turpëruara, sa kaq mbaruan sebepin ne Mullenj dhe u kthyen ne shtëpi, si te zëna ne faj se ashtu ishte zakoni, quhej turp te shikohej fytyra e femrës nga burra te huaj.
Motra menjëherë i thotë Osmanit, qe Trupa Ushtarake Turke, qe fali te xhumane ne Medrese, na zbuluan fytyrën !
Kaq duhej dhe Osmani mblodhi burrat tek oda e madhe e Takajve dhe u mor vendimi, qw Komandanti me gjithë Ushtaret , do te ruhen kur radhën, për tu falur ne xhaminë e Konispolit dhe do te vriten,dhe u tha e u be. U ruajt radha,trupa u fal ne Filat, e erdhi radha për ne Konispol !
Osman Taka me 4 djem trima konispolat u zuren prite pusinë, ne udhën e re, trupës turke qe vinte nga Karakolli turk, për faljen e radhës, te xhuman ne Konispol. Komandanti me 5 ushtaret te rene ne priten e trimave konispolat vriten dhe mbetet një nga ushtaret gjalle, te cilin Osmani e çarmatos dhe i tha po te le gjalle , ti tregosh komandantit tënd ne Janine se kush jam unë dhe se nuk ka ushtare e oficere, te prek femrën konispolate, çoj selam Komandantit tënd te Janinës, nga Osman Taka i Konispolit.
Ushtari qe i shpëtoj vrasjes, u kthye ne Karakoll dhe tregoj për ngjarjen e pësuar, ku menjëherë u lajmërua Janina, për vrasjen ne prite, te trupës ushtarake turke, nga Osman Taka, i cili u shpall ne kërkim menjëherë, bashke me trimat e tij.
Valiu i Janinës,vuri ne dispozicion te kapjes se Osman Takes dhe shokëve te tij 5 mije napolon flori, e cila erdhi me ferman nga Porta e larte.
Trupat turke te ardhura nga Janina e bastisen Konispolin, për te zënë te gjalle Osman Taken, me shokët e tij,por me kot,Osmani me trimat e tij, kaluan Bogazin e Koskes dhe u fshehën ne gravat e Koskes, nje fshat i Çamërisë,mbetur, ne kufirin Grek pas ndarjes se vitit 1913. Aty u strehuan rreth 3 muaj, deri sa rëne ne syrin e spiuneve te Perandorisë dhe i zuri dimri me bore dhe ngrica.
Për te mos rene, ne duart e turqve, ikën natën dhe u strehuan ne Shalës, te cilët bënin roje me radhe, për te mos u zbuluar nga ushtaret turq, te cilët kërkonin çdo dite Osmanin dhe trimat e tij.
Duke qene se Trupat turke hyne ne Shales, Osmani me trimat u larguan dhe zbriten tek Konopicat mëtane urës se Bogazit !
Natën vone gjeten një stan përpara, me te cilin njihej Osmani, ky ishte Nasho Gerxhua një çoban i njohur vllah, ne te gjithë krahinën.
Nashua e kishte stanin me te 3 djemtë e tij.
Ai e ftoj Osman Taken ne kalive duke i thënë: Bujur ne kalive është nder për mua, te me vij Osman Taka, ne Konak dhe menjëherë theri qingjat dhe i vuri ne hell. Askush nuk dyshonte tek Nashua, se mund te strehonte Osman Taken, ku fermani i Portës se Larte thoshte qarte: Kush e strehon dhe i jep buke,do te dënohet njësoj si Osmani, kush e dorëzon,do te paguhet me 5 mije napolon flori.
Këtë Nashua e dinte dhe mendja djallëzore e tij, i shkon tek paratë dhe për këtë u beri darke te mire me mish helli dhe raki, me te cilin i dehu dhe i vuri ne gjume. Pasi u bind, se trimat ishin te lodhur për gjumë dhe te dehur, ia hipi mushkës dhe shkoj menjëherë te Karakolli turk i Qaf Botes. Ushtaret e priten,lepe Nasho Efendi i thane. Çe mire te solli ne këtë ore? -atëherë u tha Nashua, Unë kam Osman Taken me trimat e tij ne stanin tim. Je i sigurt ?? ,- i tha komandanti i Karakollit.
Po i tha Nashua i kam te dehur dhe kane rene për gjumë!
Komandanti turk lajmëroi menjëherë Janinën dhe u nisen taborët me Ushtaret turq !
Nashua i thotë komandantit turk : Dua paret, 5 mije napolone flori, qe i keni taksur për kokën e Osmanit.
Komandanti i tha: - Nasho do ti marrësh, por pasi ta zëmë te gjalle Osman Taken dhe pasi e lidhen Nashon këmbë e duar, e mbajtën sa erdhën Trupat Ushtarake nga Janina. Trupat Ushtarake me Nashon te lidhur, ecën me shpejtësi dhe rrethuan stanin, u folën djemve te Nashos, dorëzo vrasësit te gjalle, ne te kundërt do te digjeni te gjithë brenda ne kalive.
Osmani me trimat filluan menjëherë te qëllojnë kundër turqve.
Lufte e madhe filloi!. Gjate luftimeve ndërmjet Ushtareve Turq me Osman Taken dhe trimat e tij u vranë dy djem te Nasho Gerxhos, një nga shokët e Osman Takes dhe ne fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Taken dhe 3 trimat e tjerë , u kapen te gjalle dhe i çuan ne burgun e Janines, ku pas një muaji, Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, me varje ne litarë, Osman Taken dhe 3 trimat e tij !
Porta e larte vendosi , qe pas një muaji , te ekzekutohet dënimi ne Filat, meqenëse te dënuarit ishin nga krahina e Çamërisë !
U lajmërua e gjithë krahina, te merrnin pjese ne ditën e ekzekutimit te Fermanit, te dale nga Porta e larte, ne këto rraste te ekzekutimit te Fermanëve te tilla !
Valiu i Janines Hasan Beu,se bashku me gruan e tij Xhemile Hanemi, te vendosur ne dy kolltuqet e pare, për te ndjekur ekzekutimin nga,qe do te behej nga Kadiu turk Mexhit Bej, po shikonin me vëmendje te madhe miletin, qe kishte mbushur sheshin kryesor te Filatit!. Valiu kërkonte pjesëmarrje sa me te madhe, te Arrnauteve te Çamërisë, te cilet nga kjo varje, do te nxirrnin mësim dhe nuk do ti sillnin me probleme Perandorisë Turke!.
Kadiu Mexhit Bej po ecte krenar ne Podiumin e ngritur, për ekzekutimin e Fermanit, për varjen e djemve nga Konispoli.
Ju afrua trimave!. I dënuar me vdekje, me varje ne litar Osman Taka, me te denuarit e tjerë, nga Konispoli!.
Cila është kërkesa juaj e fundit ne këtë bote ? -Fjalën e mori Osmani , i cili pasi shau Perandorinë Otomane, për padrejtësitë qe po bën, pasi tha se qe i bindur, per hakmarrjen qe kishte bere, për te ruajtur nderin e familjes, te femrës çame, qe ishte e paprekshme, te krahinës iu drejtua Kadiut: I nderuar Mexhit Bej, kërkesa ime e fundit ne këtë bote, është paksa e çuditshme!.
Unë dua një sufra dhe sazet e Filatit dhe Konispolit, për te kërcyer një valle,qe ne e quajmë valle e Burrave te Konispolit.
Dua orkestrën e Braho Salametit, me shokët e tij.
Për pak minuta erdhi sufraj dhe Braho Salameti me shokët e tij.
Brahua i tha:Osman Aga, çish avaz do ti bie ?
Osmani i thotë, dua vallen e Burrave te Konispolit.
Menjëherë Brahua ia shkuli, ne melodi e rralle me klarinete, çish te shikoje Osmani një valltar elegant, me pamje te rralle, burrë qe kërcente aq bukur,sa qe Hasan Beu me gruan e tij Xhemile Hanemin shtagën dhe u çuan ne këmbë e cila tha : Ky është rrap nuk kam pare burrë te tille, i hjeshem, trim, elegant.
Nuk kam lënë vend te Perandorisë pa shkelur dhe nuk kam pare te tille div, te tille artist. Ky është lindur, për te jetuar, për te argëtuar veten dhe ne.
Xhemile Hanemi ju drejtua Mexhit Beut, gjunah te varet ky njeri dhe këta burra!.
Unë do te ndryshoj Fermanin, tek Porta e larte dhe u ngjit ne Podiumin e varjes dhe kërkoj vallen te luhej përsëri, ku Osmani e kërceu me krenari dhe me virtuozitet, vallen e Burrave te Konispolit , ku me vone, për shkak te kësaj historie, qe kjo valle i shpëtoj jetën Osman Takes dhe trimave te tij, mori emrin vallja e Osman Takes.
E shkrova këtë histori te mësuar nga te paret e mijë dhe po e postoj përsëri, për te gjithë Konispolatet, për te gjitha miket dhe miqtë e mijë, meqenëse kam shume kërkesa për këtë Valle trimash, për te mësuar historinë e bukur te kësaj vallje, qe është e pranishme ne çdo dasme dhe gëzim qe bëjnë Konispolatet !
Është origjinale Historia