Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së zonjës së madhe, Nexhmije Pagarusha (Nderi i Kombit), Tirana festoi sot ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare në një ceremoni te vecante.
Në ambientet e Akademisë së Arteve, u organizua ceremonia e nderimit të artistes, me praninë e personaliteteve të njohura, të fushave të ndryshme dhe gjithë dashamirësve të muzikës së saj. Bilbilit të Këngës Shqipe, me rastin e 85-vjetorit të ditëlindjes që është ditën e nesërme, por që Tirana e festoi sot, iu akordua dhe një çmim mjaft i rëndësishëm, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, medalja e Mirënjohjes.
E mallëngjyer për pritjen që i bënë Nexhmija shprehet: Në vend me m’harru, ju më shumë po m’doni, por si mundet që një zë dhe figurë brilante si e Nexhmije Pagarushës të harrohet?
Rëndësia e muzikës së zonjës së madhe, dhe vlerat e veprës janë çmuar dhe vlerësuar nga figura të njohura, njohës të artit ose jo. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra nga Shqipëria dhe Kosova, akademikë, gazetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme. “Mirë se ju gjeta. Kurrë s’kam menduar që do të vijë ky moment kaq i rëndësishëm për mua, kaq i dashur, kaq e lumtur jam. Nuk di kush është më i kënaqur, a unë që jam me ju, apo ju me mua”- kështu u shpreh artistja e madhe.
/newsbomb.al/