Eksperimenet e dështuara të RTSH-së me prezantimet në Eurovizion vijojnë me Eneda Tarifën, e cila, edhe pse me një zë të bukur, nuk arriti dot të kalojë në natën finale. Që kur u shpall fituese kënga e Olsa Toqit, “Përrallë” të shumtë ishin ata që e parashikonin një fund të tillë. Sipas një lajmi të kohës “I menjëherëshëm ka qënë reagimi i publikut vendas dhe atij të huaj për versionin anglez të “Përrallë” i njohur si “Fairytale”, këngës fituese të Festivalit të Këngës së RTSH, nga Eneda Tarifa e cila do të na përfaqësoj këtë vit në edicionin e Eurovision Song Contest. Përveç numrit të madh të “dislike-ve” në Youtube kënga ka marrë edhe mjaft komente negative të cilat përkrahin më tepër versionin Shqip sesa atë në Anglisht, duke kërkuar madje që kënga të performohet në gjuhën Shqipe në Eurovision 2016”. Pra kënga e kishte një parashikim dhe nuk priteshin mrekullira nga zëri apo paraqitja skenike e Enedës, por nuk kishte më të mira se ajo, ose më mirë të pranojmë faktin se ishte e parashikuar se ajo do fitonte. Për fat të keq, Eurovizioni e ka shkatërruar Festivalin e Këngës në RTSh. Të gjitha bateritë për një këngë që përfaqëson vendin në Festivalin Europian, por edhe ajo këngë është e përzgjedhur që më parë, të paktën këngëtari apo kompozitori i saj... Të mos harrojmë se kostoja është 300 mijë euro për TVSH, mjaftojnë prë të bërë pushimet grupi i televizonit!
Nejse, kënga, sado u përpunua, ajo mbeti një krijim i dobët, pa emocion, aq sa edhe vetë Eneida nuk e këndën më sot. “Përralla” e Enedës në Eurovizion nuk përfundoi me një fund të lumtur, por, si zakonsiht, “e rëndësishme është pjesëmarrja”.
Eneida u prezantua në gjysmëfinale e 17-ta në garë dhe në fund u pozicionua në vnedin e 16 me 45 pikë, duke mos arritur të futej në natën finale të Eurovizionit që u mbajt në Suedi. Në Eurovizion Eneda mbahet mend për bishtin e fustanit dhe për konferencën e shtypit... për të ishte një përvojë e mrekullueshme që nuk besoj se mund të përsëritet më! F.Slatina/55news.al