Rikthehet Olta Daku pas suksesit të muajit shkurt në Teatrin "Aleksandër Moisiu" dhe "Andon Zako Çajupi" dhe në Teatrin Kombëtar me komedinë "SHIRLI VALENTINA".
Shfaqja me regji të Driada Dervishit, rivjen në Teatrin Kombëtar, nga e enjtja në të djelë, në datat 17-18-19-20, ora 20:00.
“Shirli Valentina” është një nga veprat më të sukseshme të autorit anglez Ëilly Russell, e cila qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze.
Fituese e çmimit Lorenc Oliver si Komedia më e mirë e vitit 1988, "Shirli Valentina" është konceptuar në formën e një 'one ëoman shoë' , ku përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.
Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë : e mrekullueshmja Olta Daku, e cila, përmes Shirlit, na fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat.
Kjo komedi sa klasike aq edhe moderne, nga e cila do të vazhdoni të buzëqeshni gjatë, edhe pasi shfaqja të ketë mbaruar, do të kurohet si në skenë, ashtu dhe në kostume nga Laedia Hajdari.