Në Teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës është shfaqur premiera “Komedia që shkon për dreq”. Kjo shfaqje me regji të Driada Dervishit bëri bashkë emra të mëdhenj të aktrimit dhe u prit mjaft mirë nga artdashësit durrsakë.
Premiera “Komedia që shkon për dreq” me regji të Driada Dervishit, është ngjitur në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës.
Misterioze, tronditëse dhe tejet drithëruese, ajo erdhi nën kastin e aktorëve më të mirë si Gentian Zenelaj, Monika Lubonja, Romir Zalla dhe Bujar Asqeriu.
Me një humor të hollë anglez, një shfaqje brenda shfaqjes, “Komedi që shkon për dreq” përcjell mesazhin “Kur gjërat shkojnë keq. Mos u shqetësoni sepse do të shkojnë edhe më keq”.
Shfaqja e cilan ndan prapaskenat me atë çka ndodh realisht në skenë u prit mjaft mirë nga artdashësit durrsakë dhe jo vetem.
Nëpërmjet kësaj shfaqje regjisorja Driada Dervishi tha se për herë të parë, arriti të gjejë një vepër skenike që ka po aq personazhe sa është dhe numri i aktorëve përbërës të këtij grupi.
Shfaqja “Komedia që shkon për dreq” do të ringjitet në skenën e teatrit Aleksandër Mosiu edhe me datat 5-6-7 maj.