Plasari: Kryeministri kërkon të imponojë elita nga zyra

E mërkurë, 09 May 2018 14:47

Studiuesi i njohur Aurel Plasari ka akuzuar kryeministrin Rama se kërkon të imponojë elita nga zyra e tij.

Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme, përveç kohës së Skënderbeut ai u pyet edhe për elitën aktuale të vendit tonë.

“Kryeministri kërkon të imponojë elita nga zyra. Gjë e cila nuk arrihet sepse është e gabuar, pasi elita të tilla nuk janë të mirëfillta.”  Ishte përgjigja që dha Plasari duke marrë shkas nga pyetja e Zv. Dekanit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjergjmarkaj.

Në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut të mbajtur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve pati një sërë pyetjesh dhe reagimesh edhe nga figura të tjera intelektuale shqiptare, si deputeti i partisë Demokratike Genc Pollo, Drejtori i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dok. Mark Marku dhe studiuesi i Akademisë së Studimeve Albanologjike Prof. Pëllumb Xhufi./55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 16:25
Login to post comments