Sot në Pallatin e Kongreseve u mbajt Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe për një sërë datash të tjera madhore.
Ky aktivitet kaq i rëndësishëm pati si lektor të tij studiuesin e madh Aurel Plasari.
Plasari u përpoq për më shumë se një orë të kulturojë dhe të informojë një publik të respektueshëm, por jo të mjaftueshëm për një përhapje të ideve të tij luksoze, origjinale të themeluara nga një studim dekadash.
Ai tha disa teza dhe përdori një kënd shikimi për epokën e Skënderbeut, atë vetë dhe aristokracinë e kohës. Informacioni kulturor dhe historik i Plasarit zgjon krenari kombëtare dhe zbulon libra që kanë humbur në hirin e kohës. Sot Shqipëria ka një nevojë të madhe pikërisht për këto hulumtime dhe ide fisnike.
Kjo konferencë u organizua nga Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës./55news.al