Ja librat që duhen lexuar një herë në jetë

E mërkurë, 09 May 2018 17:01

Novelat më të mira të të gjitha kohërave, nga ato të Marsel Proust deri tek “Mes Marsi” i George Eliot.Të lexosh të bën mirë. Dhe kjo nuk diskutohet. Por çfarë të lexosh? Klasikë? Best seller? Libra historikë? Nuk mjafton...

Novelat më të mira të të gjitha kohërave, nga ato të Marsel Proust deri tek “Mes Marsi” i George Eliot.

Të lexosh të bën mirë. Dhe kjo nuk diskutohet. Por çfarë të lexosh? Klasikë? Best seller? Libra historikë? Nuk mjafton një jetë për të lexuar të gjithë librat që janë në botë. Dhe për këtë iu vjen në ndihmë gazeta prestigjioze britanike “Telegraph”, e cila ka listuar 100 romanet që duhet të paktën absolutisht të lexohen njëherë në jetë. E duke qenë se sot është edhe dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, gazeta “Tirana Observer” iu sjell listën e plotë, që të nxitoni e të blini ata libra që ju mungojnë në bibliotekën tuaj. E nëse nuk arrini në Panair, mund t’i blini edhe nëpër librari. Në vendin e parë, prestigjiozja britanike ka renditur romanin “Mes Marsi” të George Eliot. Ky roman është quajtur ndryshe edhe si “Një studim i Jetës Provinciale”, ajo trajton një sërë temash që lidhen me statusin e grave, natyrën e martesës, idealizmin dhe vetë interesin, fenë dhe hipokrizinë, reformat politike dhe edukimin. Zhvillimi i ngjarjeve është normal, toni është udhëzues (me një zë autoritar që herë pas here shpërthen gjatë narracionit). Pavarësisht faktit se ai ka disa karaktere komike dhe emra komikë karakteresh, kjo është vepër e realizmit. Përmes mendimeve dhe shprehjeve të karaktereve të ndryshme ne bëhemi të ndërgjegjshëm për çështje të rëndësishme. Kjo novelë është e botuar në tetë libra dhe reflekton histori të jetës reale. Ajo është konsideruar si një nga novelat më të mira të shkruara në gjuhën angleze. Nuk kishte si të mungonte në këtë listë Ana Karenina e Leo Tolstoit. Historia klasike e Leo Tolstoit mbi një dashuri fatkeqe, është një nga novelat më të admiruara në literaturën botërore. Gjenerata të tëra lexuesish janë magjepsur nga heroina e tij e mrekullueshme, me një martesë jo të lumtur të Ana Kareninës dhe marrëdhënies së saj tragjike me kontin e pashëm Vronski. Ana Karenina është një kryevepër, jo vetëm për gruan e paharrueshme që përjeton dramë në fatin e saj, por gjithashtu sepse ajo eksploron dhe hedh dritë mbi pyetjen e madhe se si duhet jetuar plotësisht jeta! 

100. “Kryezoti i Unazave” nga JRR Tolkein Auden mendoi se kjo përrallë me krijesa fantastike që kërkonin për stolitë e humbura do të ishte një ‘kryevepër’. 

99. “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee Këndvështrimi i një fëmije për paragjykimet raciale në Alabamën e viteve 30’. 

98. “Shtëpia dhe Bota” nga Rabindranath Tagore. Një fisnik i pasur nga Bengali jeton i lumtur derisa shpërthen një revolucion radikal 

97. “Rruga e Hitchhiker në Galaksi” nga Douglas Adams Toka po shkatërrohet në zbulim të një rruge të re në hapësirë. Nuk duhet t’ju zërë paniku. 

96. “Një mijë e një net”, anonim Nusja e re e një mbreti persian tregon përralla për ngadalësimin e melankolisë pas aktit seksual. 

95. “Zhgënjimet e të riut Werther” nga Johan Volfgang von Gëte Werther e dashuron Sharlotën, por ajo është e fejuar. 

94. “Fëmijët e mesnatës” nga Salman Rushdie Fëmijët e hinduve të varfër dhe myslimanëve të pasur shkëmbehen në lindje.

93. “Kallajxhiu, rrobaqepësi, ushtari, spiuni” nga John le Carre Ninullat e fëmijëve zbulojnë emrat e koduar të spiunëve britanikë të dyshuar për tradhëti.

92. “Ferma e Ftohtë” nga Stella Gibbons Satira komike e romancave rurale. Diçka ‘e keqe’ vihet re në raftin e druve.

91. “Përralla e Genjit” nga Lady Murasaki Jeta dhe dashuritë e djalit të një perandori. Dhe ndoshta novela e parë botërore.

90. “Nën rrjetë” nga Iris Murdoch Marrëdhënia e një pseudo­shkrimtari dhe një ylli filmash. Kombinim i komedisë dhe filozofisë.

89. “Blloku i artë i shënimeve” nga Doris Lessing Lessing e konsideron komunizmin dhe lirinë e femrave në atë që Margaret Drabble e quan “hapërisa e brëndshme fiksionale”.

88. “Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin Pasion, poezi dhe pistoleta në këtë roman dashurie

87. “Në rrugë” nga Jack Kerouac Gjenerata e djemve që kanë si qëllim “të digjen” si qirinj të bukur të verdhë romanesh.

86. “Xha Gorioi” nga Honore de Balzak Një dozë zhgënjyese e realitetit. Anti­heroi u bë një legjendë në ngjitjen e pamëshirshme të shkallës së shoqërore.

85. “E kuqja dhe e zeza” nga Stendhal Heroi që lufton kundër materializmit dhe hipokrizisë së shoqërisë franceze nëpërmjet qëndresës

84. “Tre musketjerët” nga Aleksandër Dumas “Një për të gjithë e të gjithë për një” : motoja e tre luftëtarëve të njohur

83. “Germinal” nga Emile Zola E shkruar për të arritur ndryshimin shoqëror, “Germinal” dokumenton urinë e minatorëve francezë.

82. “I huaji” nga Albert Kamy Francezi që vrau një shok arab në Algjeri dhe pranoi indiferencën e botës.

81. “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko Nxjerrja në dritë e një vrasjeje në një manastir italian të shekullit 14.

80. “Oskar dhe Lusinda” nga Peter Carey Një trashëgimtare australiane vë bast me një prift anglikan se nuk mund ta lëvizë xhamin e kishës për 400 km.

79. “Deti i gjerë i Sargasos” nga Jean Rhys Zëri human drejt gruas së çmendur në papafingo

78. “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” nga Levis Carroll Logjika e Carroll­it bën të mundur besimin në 6 gjëra të pamundura përpara mëngjesit.

77. “Kapja­22” nga Joseph Heller Yossarian ndjen një impuls prej vrasësi për armët e të huajve

76. “Procesi” nga Franc Kafka Jozef K deklaron se është i pafajshëm kur papritur arrestohet. Por”I pafajshëm për çfarë”?

75. “Cider me Rozin” nga Laurie Lee (Cider*­pije alkoolike me limon) ‘Pijet e fshehta’ të protagonistit ndodhen në një kamionçinë

74. “Në pritje të Mahatmas” nga RK Narayan Komedia e butë në të cilën një indian i inspiruar nga Gandi shndërrohet në një ekstremist anti­britanik.

73. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” nga Erik Maria Remark Horrori i Luftës së Madhe e parë nga një ushtar adoleshent

72. “Darkë në restorantin e vendlindjes” nga Anne Tyler Prindërit që ndikojnë në mënyra të ndryshme tek tre fëmijët e tyre.

71. “Ëndrra e dhomës së kuqe” nga Cao Xueqin Depërtimi i thellë në shoqërinë kineze të shekullit 18.

70. “Leopardi” nga Xhuzepe Tomazi di Lameduza Këmishëkuqtë e Garibaldit ndërhyjnë në Siçili për të rrëzuar fisnikërinë.

69. “Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino Mashtrimi ndërkombëtar i librit që u ekspozua në periudhën postmodreniste.

68. “Përplasja” nga JG Ballard Ish­shkencëtari i televizionit që predikoi “një sektualitet të ri, të lindur nga një teknologji perverse.

67. “Një hark në lumë” nga VS Naipaul Indiano­afrikani lindor udhëton në zemër të Afrikës dhe arrin në përfundimin se bota është ajo që është.

66. “Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski Djali që takohet me fajdexhiun. Djali vret fajdexhiun me një sëpatë. Faji, avaria, Siberia, shpengimi

65. “Dr Zhivago” nga Boris Pasternak Idealizmi romantik i doktorit të ri që u shkel nga mizoritë e Revolucionit Rus.

64. “Triologjia e Kairos” nga Naguib Mahfouz Ndjek tre breza të jetës në Kairo nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1952.

63. “Rasti i çuditshëm i Dr Xhekill dhe Z. Hyde” nga Robert Louis Stevenson “Përralla me lugatë” i doli Stevenson­it në ëndërr.

62. “Udhëtimet e Guliverit” nga Jonathan Swift Satira e Sëift­it rreth përrallave të udhëtuesve

61. “Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk

Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591.

60. “Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel Garsia Markez Miti dhe realiteti shkrihen në mënyrë magjike sëbashku në sagën e familjes kolumbiane.

59. “Fushat e Londrës” nga Martin Amis Një novelist i dështuar vjedh ditarin e një gruaje që po komploton vetëvrasjen.

58. “Detektivët e egër” nga Roberto Bolano Bandat e poetëve amerikano­jugorë udhëtojnë nëpër botë, flenë kudo dhe sfidojnë kritikat me duele.

57. “Loja e perlave prej qelqi” nga Herman Hesse Intelektualët tërhiqen nga jeta e tyre për të luajtur një lojë me rregulla matematikore dhe muzikore.

56. “Daullja e llamarintë” nga Gunter Grass Kujtimet e një shtëpie gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tekst kyç nga realizmi magjik europian.

55. “Austerlitz” nga WG Sebald Novela në të cilën një historian i lindur në Çeki rikujton historinë e tij gjatë Holokaustit.

54. “Lolita” nga Vladimir Nabokov Obsesioni seksual i profesorit me një vajzë adoleshente komplikohet nga pasioni që mamaja e vajzës ka për profesorin.

53. “Përralla e bërë me duar” nga Margaret Atwood Pasi lufta nukleare i la shumë femra sterile, ato pjellore u skllavëruan për lindje.

52. “Gjahtari në thekërishte” nga JD Salinger Pasi u përjashtua nga shkolla parapërgatitore, adoleshenti antagonist has shumë pengesa në jetë.

51. “Bota e krimit të organizuar” nga Don DeLillo Nga bejsbolli në mbeturina nukleare, jeta e vonshme amerikane e shekullit 20.

50. “I dashur” nga Toni Morrison Udhëtimi deri në skutat më të errëta të skllavërisë amerikane

49. “Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck Kërkimi i dinjitetit dhe pagave pas shpërthimit të Depresionit të Madh.

48. “Thuaji malit” nga James Baldwin Eksploron rolin e Kishës Kristiane në komunitetin afrikano­amerikan.

47. “Lehtësia e padurueshme e të qënit” nga Milan Kundera Pabesitë e një doktori që stresojnë bashkëshorten e tij. Por nëse jeta nuk ka kuptim, atëherë kjo është e parëndësishme.

46. “Rinia e zonjushë Zhan Brodi” nga Muriel Spark Një mësuese që tradhëtohet nga nxënësi i saj i preferuar, i cili bëhet murg.

45. “The voyeur” nga Alain Robbe­Grillet Ishte shitësi ai që e vrau vajzën në plazh. Megjithatë, kush e pa?

44. “Neveria” nga Zhan Pol Sartri Një historian sëmuret rëndë nga ekzistenca e tij, por vazhdon të jetojë.

43. “Lepuri” nga John Updike Një ish­yll i basketbollit të shkollave është i pakënaqur me martesën, rolin e babait dhe punës së tij.

42. “Aventurat e Hakëlbërri Fin” nga Mark Tuein Një djalë dhe një i arratisur largohen drejt Misisipit.

41. “The hound of the Baskervilles” nga Arthur Conan Doyle (Hound* – lloj qeni) Një i varur nga droga ndjek një qen fantazëm nëpër këneta gjatë mesnatës

40. “Shtëpia e Mirth” nga Edith Wharton Lily Bart preferon luksin përpara martesës për dashuri. Skandalet e shumta pasojnë

39. “Gjërat thyhen” nga Chinua Achebe Një udhëheqës lokal ferme në Nigeri tronditet nga vdekja aksidentale dhe arritja e një misionari.

38. “Getsbi i Madh”, nga F. Skot Fixherald Dashuria e një misteriozi milioner për një grua e fut atë në telashe.

37. “Kujdestari” nga Anthony Trolliope “Nga të gjithë novelistët në vend, Trollope e kupton më mirë rolin e parasë,” thotë Auden.

36. “Të mjerët” nga Viktor Hygo Lufta e një ish­të dënuari për të mirën, përfundon keq.

35. “Xhimi fatlum” nga Kingsley Amis Një pedagog i paangazhuar i historisë përleshet me shefin e tij pompoz.

34. “Gjumi i madh” nga Raymond Chandler “Burrat e vdekur janë më të rëndë se zemrat e thyera” në këtë vepër kriminale

33. “Clarissa” nga Samuel Richardson Aventura e heroinës me shefin e shtëpisë publike Robert Lovelace

32. “Vallëzim me muzikën e kohës” nga Anthony Powell Saga me dymbëdhjetë libra, ku personazhi kryesor vesh “llojin e gabuar të xhaketës”

31. “Suite Francaise” nga Irene Nemirovsky E publikuar 60 vjet pasi autorja kishte vdekur, këto dy novela paraqesin jetën në qytetin dhe fshatin francez të pushtuar nga nazistët.

30. “Shlyerja” nga Ian McEvan Fut shkronjën “c” në novelën e qytetit klasik anglez

29. “Jeta: një përdorim manual” nga Georges Perec Ekuacioni i jetës në apartamentet pariziene. Edhe e dhomave bosh

28. “Tom Jones” nga Henry Fielding Përvoja e punës si rrobaqepës e një djali përpara se të martohej me vajzën fqinje.

27. “Frankenshtajn” nga Mary Shelley Përpjekjet e njeriut për t’u tallur me mekanizmin perfekt të Krijuesit të Botës kanë pasoja tragjike.

26. “Cranford” nga Elizabeth Gaskell Fshatarët e veriut kundër ndryshimeve sociale që shoqërojnë revolucionin industrial

25. “Guri i Hënës” nga Wilkie Collins Një nga novelat detektive moderne angleze më të mira e më të gjata.

24. “Uliksi” nga Xhejms Xhojs Kryevepra moderniste që përsërit Homerin me humor. Përmban një nga fjalitë më të gjatë të letërsisë angleze. 4,391 fjalë.

23. “Zonja Bovari” nga Gustav Flobert Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore e çojnë një doktor provincial drejt agonisë.

22. “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster

Një akuzë false ekspozon shtypjen raciste të rendit britanik në Indi

21. “1984” nga Xhorxh Oruell Ku ka ndikim më të keq Big­Brother se tek serialet televizive që ka inspiruar?

20. “Tristram Shandy” nga Laurence Sterne Samuel Johnson besonte se novela eksperimentale ishte shumë e çuditshme për t’u zgjatur më tej

19. “Lufta e Botëve” nga HG Wells Tregimi i pushtuesve gjakpirës marsianë

18. “Scoop” nga Evelyn Waugh Waugh e bazoi novelën mbi reporterin e vogël të pashpresë gjatë farsës gazetareske me ish­botuesin e Telegraph Bill Deede.

17. “Tesi i d’Erbërvilëve” nga Thomas Hardy Standardet seksuale të dyfishta mbahen ‘të ftohta’ në këtë tragjedi rurale

16. “Brighton Rock” nga Graham Greene Novela është një triller kriminal në Brigtonin e viteve 30’.

15. “Kodi i Wooster­ve” nga PF Wodehouse Novela e tretë që flet për Bertie Wooster dhe shërbëtorin e saj Jeeves.

14. “Lartësitë e stuhishme”, Emily Bronte Novela e Emily­t rreth dashurisë së dy të rinjve, Catherine dhe Heathcliff…dhe ndarjes së tyre.

13. “David Koperfild” nga Çarls Dikens Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë­biografik të Dikensit.

12. “Robinson Kruzo” nga Daniel Defo Një person që përfundon në një ishull të humbur, arrin të gjejë Zotin.

11. ”Krenari dhe paragjykim “nga Jane Austen Çdo djalë i klasit të lartë meriton një vajzë të paragjykuar.

10 “Don Kishoti i Mançes”nga Migel de Servantes Tregimi I aventurave te dy kalorësve që luftojnë me mullnjtë e erës.

9. ”Zonja Dalloway“ nga Virginia Woolf Vetëvrasja e Septimus nuk e përkëdhel ndërgjegjjen e heroinës tonë

8. ”Turpi” nga JM Kortez Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.

7. “Xhejn Ejr” nga Sharlot Brontë Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, zoti Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.

6. “Ne kërkim te kohës së humbur” nga Marsel Prust Shtatë volume meditimi në memorie.

5. “Zemrat e errësirës” nga Jozef Konrad “Pushtimi i botës”, tha Konrad, ”nuk është një gjë e bukur”

4. “Portreti i gruas” nga Henri Xhejms Një trashëgimtare amerikane ne Europë “përballet me fatin” duke u martuar me një burrë egoist

3. “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi nga mjë ëndërr aristokratike.

2. “Moby­Dick” nga Herman Melville Kapiteni Ahab kërkon hakmarrje ndaj balenës së bardhë e cila i hëngri këmbën.

1. “Mes Marsi” nga George Eliot “Një nga pak novelat angleze për të rritur” thotë Virxhinia Woolf.

Login to post comments