Elbasan, Florjan Kalaja promovon librin “Dilema Kushtetuese II”

E mërkurë, 09 May 2018 18:03

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit A.Xhuvani është bërë promovimi i librit “Dilema Kushtetuese II” e shkrimtarit dhe njëkohësisht gjyqtarit Florjan Kalaja. Ky libër është vëllimi i dytë i librit “Dilema Kushtetuese I”. Të pranishëm në këtë promovim ishin pedagogë të fakultetit ekonomik,juristë, prokurorë, studentë e gazetarë. Zv.Dekani i Fakultetit Ekonomik tha se ky aktivitet është një ndër aktivitetet e shumta që Fakulteti Ekonomik ka organizuar dhe do të vazhdojë të organizojë. Florjan Kalaja falenderoi dekanen e Fakultetit Ekonomik znj.Imelda Sejdini për mbështetjen që i dha këtij promovimi si dhe stafin pedagogjik. Z.Kalaja bëri një prezantim të librit përpara të pranishmëve duke theksuar se ky libër është konceptuar të trajtojë çështje të së drejtës ligjore. Libri “Dilema Kushtetuese II” vjen me nëntë kapituj të ndryshëm për të cilët ende ka shumë diskutime. Këtë aktivitet e përshëndeti edhe përgjegjësja e departamentit Rezarta Tahiraj. Promovimi i librit u bë në formën e një leksioni të hapur me studentët të cilët i drejtuan pyetje shkrimtarit rreth botimit, por edhe profesionit të tij si gjyqtar. Elbasaninews.al

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 18:11

Video

Login to post comments